Headlines
Published On:04 July, 2011
Posted by Vnb-Snorki

Cana-Lacio, detajet e kontratës

Janë dashur 11 orë bisedime për të gjetur gjuhën e përbashkët mes Gallatasarait dhe Lacios për transferimin e Lorik Canës në Romë.Në fund, futbollisti shqiptar arriti të realizojë ëndrrën e tij, kalimin në Serie A. Presidenti i klubit italian, Lotito, i shoqëruar nga drejtori sportiv, Igli Tare, u ulën në tavolinë me drejtorin teknik të Gallatasarait dhe një tjetër përfaqësues të lartë të klubit turk rreth orës 17:00 të ditës së shtunë. Të pranishëm ishin edhe menaxheri turk i futbollistit si dhe babai i Lorikut, Agimi, që është edhe njëkohësisht njeriu më i besuar. Burime të afërta pranë Lorik Canës bënë të ditur se bisedimet zgjatën për afro 11 orë, pasi as Lacio dhe as Gallatasarai nuk lëshonin pe. E megjithatë, situata u zbut vetëm rreth orës 04:00 të mëngjesit të së dielës, ku të dyja palët gjetën akordin mes tyre dhe i dhanë dorën njërit tjetrit, duke e konsideruar “pazarin” të mbyllur.
Financat – Lorik Cana do të përfitojë 2 milionë euro neto në sezon dhe këtu përfshihen edhe premiot nga kontrata 5-vjeçare që pritet të firmosë me Lacion të martën. Paga e tij është 1.7 milionë euro, por klubi ka bërë me dije se është edhe pjesa e shpërblimeve, që Lacio e ka në sistemin e saj. Futbollisti në këtë mënyrë do të sakrifikojë 500 mijë euro në sezon, por duke qenë se do të luajë në Serinë A dhe në Kupat e Europës, ka vendosur që të heqë dorë nga një shumë kaq e madhe parash.
Axhenda – Te Lacio ende ngurrojnë ta quajnë zyrtare kalimin e Canës, kjo edhe për shkak se u druhen shakave pa kripë që mund t’u bëjnë turqit. Gallatasarai vazhdimisht ka luajtur me çmimin e kartonit të lojtarit dhe kjo i frikëson shumë italianët dhe vetë futbollistin. Sot paradite pritet që Cana të prishë në mënyrë konsensuale marrëveshjen me Gallatasarain. Sapo kjo të bëhet zyrtare, lojtari do të udhëtojë drejt Romës pasdite dhe do t’iu nënshtrohet vizitave mjekësore. Nëse gjërat shkojnë sipas programit, nesër paradite Lorik Cana do të dalë në konferencë për shtyp si lojtari i ri i Lacios dhe më pas do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje. Klubi italian përveç Canës do të përfitojë edhe 3 milionë euro për kalimin e Muzleras te Gallatasarai.
Babai i lojtarit – Marrëveshjen e ka konfirmuar edhe babai i Lorikut, Agim Cana, i cili njëherësh luan edhe rolin e ndërmjetësuesit në këto bisedime. Sipas tij, Loriku të martën mbrëma pritet të zyrtarizohet si përforcimi i ri i Lacios për edicionin 2011/’12. “Marrëveshja është arritur dhe tani mbetet të zhvillohet edhe faza e dytë dhe përfundimtare e këtij transferimi, që është kontrolli mjekësor dhe hedhja e firmës për t’u konfirmuar përfundimisht si futbollist i Lacios”, ka thënë Agim Cana të dielën për “Kohën Ditore”. Babai i tij, dikur po ashtu futbollist me famë, ka treguar se klubi turk Gallatasarai gjatë ditës së hënë do të kryejë të gjitha procedurat për prishjen e kontratës dhe me këtë rast do të bëjë edhe shkëputjen e akordit që vlente deri më 2014. “Gjatë ditës së hënë do të bëhet shkëputja e kontratës me Gallatasarain. Të hënën mbrëma udhëtojmë në Romë, të martën në mëngjes u nënshtrohet testeve mjekësore, kurse pasdite ose në mbrëmje do të zyrtarizohet si përforcim i Lacios”, ka zbuluar Agim Cana.
1.7 milione euro
neto në sezon do të marrë Cana te Lacio. Bashkë me premiot vjetore, të ardhurat llogariten të shkojnë deri në 2 milionë euro për mesfushorin kuqezi.

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 3:38 AM. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 3:38 AM. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "Cana-Lacio, detajet e kontratës"

Leave a reply