Bon Jovi, profesori i Tom Cruise
Cruise i është drejtuar këngëtarit të famshëm kur pranoi ofertën për të interpretuar në filmin ‘Rock Of Ages’ në mënyrë që Bon Jovi t’i jepte disa leksione dhe ta bënte sa më të besueshëm personazhin e tij.
“Qetësohu, ti je Tom Cruise dhe nuk e ke problem të mësosh se si këndohet një këngë”, kujton Bon Jovi fjalët që i ka thënë aktorit.
Muzikanti shprehet i kënaqur me rezultatet e punës dhe thekson se për asnjë moment personazhi i interpretuar nga Cruise nuk të jep përshtypjen e një karikature, por është shumë real.