Published On:18 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki
Vaji i ullirit parandalon sulmin në tru
Vaji i ullirit mund të parandalojë sulm në tru te personat mbi moshën 65 vjeçe, konsiderojnë shkencëtarët.
Siç transmeton BBC-ja pesë vitet e fundit shkencëtarët e kanë ndjekur gjendjen shëndetësore te tetë mijë persona në tri qytete franceze dhe kanë zbuluar se ata që kanë përdorur shumë vaj ulliri kanë pasur rrezik më të vogël nga sulmi në tru në krahasim me ata persona që nuk e kanë konsumuar ushqimin.
Në bazë të konstatimeve të studimit të publikuar në revistën e specializuar “Neurology”, ekspertët e mjekësisë rekomandojnë që personat më të moshuar ta ndryshojnë mënyrën e të ushqyerit dhe të përdorin më shumë vaj ulliri.
“Hulumtimi ynë tregon se do të duhej të jepen rekomandime të reja lidhur me ushqimin e personave prej 65 e më shumë vite. Sulmet në tru janë më të shpeshta te personat më të moshuar, ndaj vaji i ullirit mund të jetë mënyrë e lirë për ta parandaluar atë”, deklaroi autorja e studimit dr. Sesilia Samieri nga Universiteti në Bordo.
Studimi tregon se rreziku nga sulmi në tru është 41 për qind më i vogël te personat që rregullisht përdorin vaj ulliri në krahasim me ata që nuk e shfrytëzojnë.
“Besohet se vaji i ullirit mbron nga holesteroli i rritur në gjak, tensioni lartë i gjakut dhe sëmundjet e zemrës dhe inkurajon se do të mund të kishte rol të ngjashëm edhe gjatë sulmit në tru”, shprehet dr. Sharin Ahmed nga Shoqata britanike për luftë kundër sulmit në