Published On:02 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki
Terapia e kafsheve: Si na ndihmon te sherohemi
Terapia e kafshëve është shumë e përdorur në vendet perëndimore, sidomos pasi lidhja me të zotin është shumë e fortë. Aktualisht po përdoret gjithmonë e më shumë, pasi studimet kanë treguar se përkëdheljet e kafshëve largojnë ankthin dhe frikën tek pacientët e sëmurë, madje në shumë raste arrijnë të largojnë edhe patologjitë e lehta, si dhimbjet e kokës apo të barkut.
Allison Ruchmann ishte 15 vjeçe kur iu desh t’i nënshtrohej për herë të parë rezonancës magnetike. E kujton ende sot, që është kërkuese në “Monmouth Medical Center”, në New Jersey: ajo ditë për të ishte një ankth i vërtetë, e ndërsa ishte duke kryer analizën rutinë, u mbërthye nga kriza paniku dhe klasutrofobie. “Shpëtova veten duke menduar për qenin tim të atëhershëm Wally. E adhuroja dhe duke menduar se e kisha afër, më dha më shumë forcë për ta përfunduar me sukses ekzaminimin”, - tregoi Allison nga plateja e kongresit të “American Roentgen Ray Society“.
Qeni
Që nga ajo ditë vajza nisi të mendojë gjithmonë e më shpesh: a është e mundur që kafshët të largojnë ankthin për kryerjen e një ekzaminimi të tillë siç është rezonanca magnetike. Dhe ky, në fakt nuk është një problem dosido, por një problem që prek 15 për qind të pacientëve të tmerruar nga frika se nuk mund ta bëjnë dot një ekzaminimi të tillë. Allison me kalimin e viteve u bë një eksperte në terapinë e kafshëve dhe sidomos punoi me qentë, për të verifikuar se dashuria dhe përkëdheljet për ta ndihmonin në lehtësimin e ankthit para analizave të rëndësishme. Prova u krye tek 28 pacientë të cilëve iu desh t’i nënshtroheshin rezonancës magnetike. Në përfundim u pa se të gjithë ata që kishin përkëdhelur dhe kishin ndenjur me kafshët e tyre shtëpiake rreth gjysmë ore para ekzaminimit, nuk paraqesin asnjë shenjë frike dhe ankthi.
Qetësues ankthi
Rezultati ishte vërtet befasues: sepse pacientët që kishin qëndruar me kafshët kishin mundur të shmangnin marrjen e qetësuesve, që zakonisht u jepen personave që vuajnë nga ankthi, për kryerjen e rezonancës. E në fakt, në momentin e kryerjes së rezonancës magnetike mjekët nuk mund të lejojnë që të kenë pacientë të mbërthyer nga ankthi: sepse shpesh frika dhe sikleti nuk çojë në rezultatet e saj reale.
“Ky është kërkimi i parë që ka vlerësuar efektet e një terapie të bërë përmes kafshëve mbi ankthin e një analize diagnostikuese. Rezultatet janë më se të qarta, edhe pse duhen përsëritur në një numër të madh pacientësh. Sigurisht që terapia e kafshëve ka më pak efekte anësore se sa një qetësues ankthi dhe nëse rezulton 100 për qind e vërtetë, duhet përdorur në të gjitha situatat klinike ku pacientët rrezikojnë të mbërthehen nga ankthi dhe frika.
Fëmijët dhe kafshët
Të flasësh për qentë dhe fëmijët është padyshim një mision i vështirë. Dihet që kapriçot dhe dëshirat e tyre nuk kanë fund dhe një prej tyre është kërkesa e vazhdueshme për të mbajtur në shtëpi një qen, por prindërit në pjesën më të madhe të rasteve nuk janë asnjëherë dakord. Fëmijët kanë një armë sekrete që mund t’i bindin ata. Fëmijë, nëse dëshironi të keni edhe ju në shtëpi një qenush, në ndihmë ja një guidë që ju mëson jo vetëm në zgjedhjen e duhur të qenit, por edhe se si të bëheni “padronë” të zotë. Para se dikush të vendosë të marrë një qen në shtëpi, fillimisht duhet të ndjekë një kurs edukimi për qentë, të përbërë prej 10 leksionesh. Në këtë mënyrë padroni arrin të kuptojë më mirë karakterin e qenit, por edhe për të mësuar rregullat e para praktike. Nëse një qen është i edukuar, medoemos është edhe i lumtur. Mund ta çojmë ku të duam, ose t’i kërkojmë dikujt tjetër ta mbajë, kur nuk mundemi vetë. Është një investim i rëndësishëm dhe shumë i vlefshëm, i cili do t’iu nevojitet më vonë, gjë që e bën kafshën më të dashur për ju. Por lind pyetja: sa mirë i bën një fëmije të rritet me një qen? Padyshim që qeni është një vlerë e madhe. Nëse fëmija nuk e konsideron një lodër, por e drejton me vetëdije, atëherë do të thotë se janë shokë. Të kesh një qen do të thotë të jesh gjatë gjithë kohës në mes të natyrës, në ajër të pastër, që jeni të detyruar të dilni në çdo lloj kohe, të mirë ose të keqe, si dhe të jetoni situata që të tjerët nuk do t’i jetonin. Gjithashtu, rritja e një fëmije me qen në shtëpi e mëson të kujdeset për veten.