Published On:27 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki
‘Sony’ vjen me dhurata për lojtarët ‘online’
“Sony” do të mundohet që të kthejë përdoruesit e zhgënjyer të rrjetit “PlayStation”, duke iu ofruar dhurata dhe befasi. Në kuadër të pakos “Welcome Back”, shfrytëzuesit i presin lojëra falas, kohë shtesë falas për përdorimin e përmbajtjeve premium dhe një vit program falas për mbrojtjen e të dhënave personale.
Dhurata e fundit do të vlejë për përdoruesit në Britani të Madhe, Francë, Itali, Gjermani dhe Spanjë. Sikur thuhet në deklaratë, “Sony” do të kërkojë mundësinë e programeve të ngjashme edhe në vendet e tjera, që nuk janë përfshirë në këtë listë. Dhurata e programit të mbrojtjes u dedikohet sidomos viktimave të sulmeve të mëdha të hakerëve.
Por, shfrytëzuesit të cilët tanimë e kanë marrë këtë pako dhuratë, në fakt janë të zhgënjyer, meqë, sikur thonë, lojërat në ofertë janë tepër të vjetra. “Sony” mbrohet me arsyetimin se ky është vetëm hapi i parë në rikthimin e besimit, duke këshilluar lojtarët e zhgënjyer që të vlerësojnë dhuratat.