Headlines
Published On:27 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki

Granit Xhaka, “si të ishte binjak i Ronaldos”

Futbollisti i kombëtares zvicerane U-21, Admir Mehmedi ka dhënë vlerësimet e tij për bashkëlojtarët, në përfundim të Evropianit për të rinjtë e moshës deri 21 vjeçe në Danimarkë, ku Zvicra përfundoi në vendin e dytë, përkatësisht medaljen e argjendtë. Ai ka lavdëruar secilin prej tyre dhe s’ka folur për veten. Vlerësimin më interesant e jep për Granit Xhakën, që e krahason me Ronaldon.
“Çfarë strategu. Përveç që është i mirë në fushë, ai edhe ua thyen zemrat vajzave. Besoj se është binjaku i Cristiano Ronaldos”, ka thënë Mehmedi për Blick.Për Xherdan Shaqirin, ndërkaq, ka thënë: “Është thjesht magjik, kaq intelegjent në fushë. Kur jemi me shokë, ai është zbavitës dhe tregon barsoleta. Zero arrogancë”.
Për Kasamin: “Një bebe e rritur. Ai është kaq i madh dhe prapë duket si bebe”.
Për Abrashin: “Është Gattuso jonë. Edhe në ping-pong është agresiv. E mban linjën dhe ndonjëherë është në dietë”, transmeton Indeksonline.

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 1:31 AM. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 1:31 AM. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "Granit Xhaka, “si të ishte binjak i Ronaldos”"

Leave a reply