Published On:21 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki
Sony S1 dhe S2 në shtator?
Tableti me Android i Sony, S1 ose S2 (nuk dihet saktë akoma), do të duhej të gjendej në treg së pari në Evropë, përcjellin mediet. Shitja mund të fillojë në shtator, ndërsa porositë mund të fillojnë të bëhen në gusht.
Modeli S1 ka ekran 9.4”, ndërsa S2 ka dy ekrane 5,5” të ndjeshëm në prekje. Të dy pajisjet bazohen në SoC Tegra 2 të nVidias dhe versionin 3.0 të sistemit operativ Android. Modeli S1 do të fokusohet në shërbimin multimedial Qriocity të Sonyt, ndërsa modeli S2 me dy ekranet e veta do të jetë i përshtatshëm për luajtjen e lojërave nga PlayStation Suite.
Çmimet pritet të jenë 600 dollarë për S1 dhe 700 dollarë për modelin S2, për tregun amerikan.