Published On:21 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki
Hovi i VoIP
Tregu i telefonimit përmes Internetit do të duhej të ishte më shumë se i dyfishuar në pesë vitet e ardhshme, gjegjësisht do të arrijë vlerën e përgjithshme prej rreth 40 miliardë dollarësh.
Sipas rezultateve të hulumtimit të tregut të kompanisë Point Topic, shërbime fiske globale të bartjes së zërit përmes protokollit të Internetit (VoIP) janë rritur për 12,6 për qind në vitin 2010 duke arritur vlerën prej 17,3 miliardë dollarësh. Në të njëjtën kohë ka rënë shfrytëzimi i linjave klasike fikse të telefonisë për 8 për qind.
Në Point Topic vlerësojnë që deri në vitin 2015 numri i lidhjeve fikse brezgjera kah Interneti anembanë botës do të rritet në 750 milionë, dhe të gjithë ata janë të paktën teorikisht shfrytëzues potencialë të shërbimeve VoIP. Por po ashtu theksohet që rritja e shërbimeve VoIP varet nga një numër i madh faktorësh, si fakti që një numër gjithnjë më i madh i shfrytëzuesve nuk kanë fare linjë telefonike fikse, gjegjësisht mbështeten krejtësisht në shërbimet mobile.
Ndikim të madh në rritjen e shërbimeve VoIP do të ketë edhe Skype të cilin muajin e kaluar e ka blerë Microsofti për 8,5 miliardë dollarë. Skype ka rreth 150 milionë shfrytëzues të rregullt, prej të cilëve kah fundi i 2010-s 9 milionë paguanin shërbimet duke gjeneruar mesatarisht qarkullim prej 8 dollarësh në muaj. Nëse Skype vazhdon të rritet me tempin e tashëm dhe ruan shpenzimin mesatar mujor për shfrytëzues në nivelin e tashëm, deri në vitin 2016 qarkullimi në nivel vjetor do të duhej të rritej në 2 miliardë dollarë.