Si të shpëtoni nga dëshira për ëmbëlsira
Por, mos harroni se dëshira për të konsumuar ëmbëlsira është po aq e rëndësishme sa dëshira për të pirë një cigare. Sa të rrezikshme janë gurabijet me çokollatë?
Bazuar në shumë studime dhe punime shkencore, varësia ndaj ëmbëlsirave është po aq e rrezikshme sa varësia ndaj alkoolit dhe drogës. Nëse kjo fjali nuk ju mjafton për të lënë mënjanë çokollatën tuaj të preferuar atëherë vazhdoni të lexoni me vëmendje artikullin…
Dëshira për sheqer: zëri brenda kokës sonë na thërret të hamë gofret me çokollatë apo kek pas darkës në orën 7-11. Sheqeri na gëzon dhe ky fakt vlen për varësit ndaj tij. A është e vërtetë?
Po. Varësia ndaj sheqerit fillon që në lindje. Qumështi i nënës është i ëmbël dhe për këtë arsye edhe fëmijët e porsalindur pëlqejnë më shumë ushqimet me sheqer.
Cilat janë shkaqet e dëshirës për ëmbëlsira?
Pas ngrënies së diçkaje me sheqer, truri lëshon një kimikat natyral të njohur me emrin opioid, i cili i dhuron trupit ndjenjën e gëzimit. Truri i cili provon këtë ndjenjë fillon të kërkojë më shumë. Specialistët pohojnë se dëshira për sheqer aktivizohet në një zonë të caktuar të trurit. Në të njëjtën kohë ekzistojnë dhe prova shkencore që tregojnë aktivizimin e të njëjtave zona të trurit kur personi merr heroinë.
Sulmi i sheqerit: çfarë ndodh me trupin tuaj pasi keni marrë sheqer?
Pasi sheqeri hyn në qarkullimin e gjakut rritet niveli i sheqerit në gjak dhe pankreasi fillon të prodhojë insulinë. (insulina është e nevojshme për të kthyer sheqerin në energji). Kur konsumoni shumë ëmbëlsira prodhohet më shumë insulinë. Insulina e kthen sheqerin në energji momentale. Pasi prodhohet shumë insulinë niveli i sheqerit në gjak fillon të ulet shpejt dhe kjo gjë transmetohet dhe tek ndjenjat tuaja pasi keni ngrënë një ëmbëlsirë.
Krahas shndërrimit të sheqerit në energji, insulina aktivizon dhe depozitat e yndyrës, nëse hani shumë sheqer, prodhohet më shumë insulinë dhe shëndosheni më shumë. Përveç obezitetit dhe prishjes së dhëmbëve sheqeri shkakton dhe probleme serioze shëndetësore si një sistem imunitar të sforcuar, diabet dhe çrregullime emocionale.
Studimet e zhvilluara mbi minjtë në Universitetet e Princetonit dhe Minnesotas, treguan edhe një here varësinë ndaj sheqerit. Kur minjve iu është dhënë sheqer kanë filluar të pasqyrojnë një dëshirë të madhe për sheqer dhe varësi në trajtën e dehjes.
Krahas studimeve të realizuara mbi kafshët edhe analizat e trurit tregojnë se një akullore i jep ndjesinë e kënaqësisë të sëmurëve të zakonshëm.
Rrugët e shpëtimit nga kjo varësi:
Qëndroni larg produkteve të paketuara. P.sh në vend të blerjes së një lëngu frutash të gatshëm mund ta përgatisni vetë në shtëpi.
Pini shumë ujë gjatë ditës, mund të përballeni me dehidratimin.
Merrni proteina në çdo vakt. Proteina do t’ju mbajë të ngopur për një kohë më të gjatë sepse tretet më ngadalë se karbohidratet e thjeshta. Kështu do të mund t’i rezistoni dëshirës për ëmbëlsirë pas darkës.
Hiqni dorë nga ëmbëlsira e preferuar për 3 javë rresht. Pas 3 javëve do të ndryshojë dhe shija dhe dëshira për ëmbëlsirë nuk do të jetë më aq e fuqishme si më parë.
Rezistoni ndaj dëshirës për të konsumuar diçka: nëse keni dëshirë të hani një hamburger më parë mendoni dhe më pas bëni pak ecje. Pas procesit të vonesës së dëshirës suaj do të mund të shtypni dhe oreksin.