Mesfushori i Galatasarayt, Lorik Cana, vlerëson interesimin e Lazios dhe të Ligës italiane për forcën që ka, por thotë se nëse klubi turk e bind se do të ketë synime të mëdha stinorin e ardhshëm, atëherë fare lehtë mund të vendosë që të qëndrojë në Stamboll. Cana në një intervistë për “Kohën Ditore”, të hënën, ka pohuar se fati i tij do të mësohet më së largu deri në fund të këtij muaji. Ai ngul këmbë se me të nuk ka arritur kurrfarë marrëveshjeje klubi italian Lazio, por thotë se është në dijeni që krerët e të dy klubeve janë takuar së fundmi për transferimin e tij.
"E them se prioritet ka klubi i Galatasarayt, por e gjitha do të varet se si do të ecin bisedimet. Të shoh se cilat janë planet e Gallatës për stinorin e ardhshëm. Dhe, nëse shoh interesim dhe bëjnë hapa përpara, pra kanë synime të mëdha për stinorin e ardhshëm, atëherë unë do të qëndrojë. Nëse nuk ka garanci për këtë lëvizje para, unë sigurisht se do të lëviz",
About the Author
Posted by Vnb-Snorki
on 5:36 AM. Filed under
Sport
.
You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0.
Feel free to leave a response
By Vnb-Snorki
on 5:36 AM. Filed under
Sport
.
Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response