Published On:17 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki
Shaqiri ëndërron të luajë përkrah Messit
Xherdan Shaqiri ëndërron që një ditë të luajë përkrah futbollistit më të mirë të botës Lionel Messi, te Barcelona. Ai vlerëson lart Messin, ndërsa edhe vetë ndihet i gatshëm që të luajë në ligat më të forta evropiane.
"Unë me shumë dëshirë do të luaja në një skuadër me Messin. Ai është një lojtar dhe një njeri të cilin e adhuroj. Ai edhe kur faulohet ngrihet sërish dhe vazhdon lojën", ka thënë Shaqiri, shkruan "Sport.ch" të enjten.
Mesfushori kosovar, Shaqiri, thotë se nuk është herët për të lëshuar ligën e Zvicrës, ndonëse është ende 19-vjeçar.
"Për mua askush nuk mund të thotë se është ende herët që të transferohem jashtë Zvicrës. Kam bërë një përvojë të mirë me Baselin dhe Përfaqësuesen e Zvicrës", ka thënë Shaqiri.
Shaqiri po vlerësohet si një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit, ndërsa për shërbimet e tij po interesohen gjigantët, si Bayern Muenchen, Manchester United, Liverpool, Juventus e Milan.
"Ne kemi shumë shembuj që transferimi jashtë vendit në një moshë të hershme është hap i gabuar. Unë jam shembull që mund të arrihet sukses i madh edhe në Superligën e Zvicrës. Jam 19-vjeçar dhe kam fituar dy herë titullin e Zvicrës, një herë Kupën e Zvicrës dhe po ashtu kam marrë pjesë në Botërorin 2010 të futbollit. Unë kam kontratë me Baselin deri në vitin 2014 dhe ende nuk jam duke menduar për një transferim jashtë vendit. Mirëpo, kur të vijë ndonjë ofertë atëherë do ta shqyrtojmë këtë", ka thënë Shaqiri.
Shaqiri është duke luajtur me Përfaqësuesen U-21 të Zvicrës në Evropianin e futbollit që po mbahet në Danimarkë. Ai udhëhoqi Zvicrën drejt dy fitoreve në dy ndeshjet e para. Shaqiri është duke u aktivizuar si mesfushor ofensiv në këtë kampionat.
"Unë kam luajtur në çdo pozitë. Ndoshta duhet t'i them ndonjëherë trajnerit në Basel, Thorsten Finkut, që të më provojë edhe si portier. Por pozita ime e preferuar është në mesfushë", ka thënë Shaqiri.