Headlines
Published On:17 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki

Lengjet e pemeve shkaktojne mbipeshe dhe diabet

Lëngjet e pemëve kanë shumë sheqer, prandaj nuk duhet ta kenë vendin e tyre në mes të pesë vakteve brenda ditës, paralajmërojnë hulumtuesit pranë Universitetit Bangor në Wales.
Përmes një studimi, ata kanë treguar se lëngjet e pemëve te njerëzit me peshë të tepërt “vrasin” ndjeshmërinë në lëngje, ndërsa përmirësojnë “prirjen e nëndijshme” ndaj shijes së ëmbël.
“Hulumtimi ka treguar se nevojitet pak ushqim i ëmbël për t’u ndryshuar perceptimi ndaj shijes, si dhe ka treguar se sa të fuqishëm janë produktet e ëmbla”, ka deklaruar udhëheqësi i studimit, Hans-Peter Kubis.
Konsumimi i lëngjeve të ëmbla të pemëve do të ketë pasoja në shëndet sepse nxit mbipeshën dhe paraqitjen më të shpeshtë të diabetit tip 2.
Qëllimi kryesor i studimit është që t’i rekomandojë prindërit që fëmijëve të tyre në vend të lëngjeve të pemëve t’u japin ujë.

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 7:11 AM. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 7:11 AM. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "Lengjet e pemeve shkaktojne mbipeshe dhe diabet"

Leave a reply