Michelle Obama do ta braktisë Barackun?
Sipas këtij burimi, zonja e parë amerikane, Michelle Obama, dëshiron ta braktisë bashkëshortin, presidentin Barack Obama, dhe tashmë ka filluar të paketojë gjërat e saj e të vajzave. Michelle i ka thënë Barackut se është “ngopur nga gjithçka” dhe dëshiron të largohet nga Shtëpia e Bardhë.
Sipas tabloidit amerikan, problemet martesore të familjes Obama nisën më herët gjatë këtij viti, kur Barack dhe Michelle u grindën rreth asaj nëse do të kenë edhe një fëmijë.
“Michelle ia theu zemrën burrit të tij kur refuzoi të ketë edhe një fëmijë”, ka thënë një burim i paemëruar, i afërt me familjen presidenciale. Nëse ky shkrim në tabloidin amerikan është i vërtetë, pritet të shihet.
Shtëpia e Bardhë akoma nuk deklaruar zyrtarisht për këtë çështje.