Headlines
Published On:29 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki

Messi është Më i Mirë në lojëra të mëdha, Ronaldo jo

Mesfushori i Besiktasit, Guti, ka deklaruar se Cristiano Ronaldo nuk shkëlqen në ndeshjet e mëdha sikurse bën superylli i Barcelonës, Lionel Messi.
“Ai (Ronaldo) është lojtar i madh dhe ka qenë vendimtar në shumë ndeshje. Megjithatë, çfarë ndodh në ndeshjet e mëdha është se ai dështon të shfaqë formë të mirë- diçka që Lionel Messi e ka bërë për Barcelonën”.
“Yjet e vërtetë janë ata lojtarë që shkëlqejnë në momente të mëdha”, ka thënë Guti për Punto Pelota.
Ish-lojtari i Real Madridit, ka thënë se Barca vazhdon të jetë skuadër më e mirë se Reali, ndërsa e ka kritikuar Jose Mourinhon për mospërfshirjen e lojtarëve nga akademia në skuadër.

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 2:45 AM. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 2:45 AM. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "Messi është Më i Mirë në lojëra të mëdha, Ronaldo jo"

Leave a reply