Headlines
Published On:23 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki

Majkëll Xhekson, këngëtari më i mirë i të gjitha kohërave

Mbreti i ndjerë i muzikës pop Majkëll Xhekson është shpallur këngëtari më i mirë i të gjitha kohërave në anketën e lexuesve të revistës britanike “NME”.
Xhekson është i pari në listën e 20 top këngëtarëve me notë mesatare prej 9,02 prej 10 të mundshme. Në vendin e dytë është Fredi Merkjuri me notën 8,39.
Vendi i tretë i takoi Elvis Prislit, ndërsa vendi i katërt Eksëll Rouzit nga grupi “Gans end Rouzes”. I pesti radhitet Xhon Lenoni, ndërsa i gjashti është Dejvid Bouvi.
Në vendin e shtatë është Robert Plant, ndërsa në vendin e tetë është Poll Makartni. Derisa në pozicionin e nëntë gjendet Stivi Uonder.
Areta Frenklin është në vendin e dhjetë dhe është gruaja e vetme në mesin e dhjetë top interpretuesve të parë.
Nga pozita e 11-të deri në atë të 20-të vijojnë Met Belami, Rej Çarlls, Xhim Morison, Bob Marli, Elton Xhon, Kurt Kobejn, Stiven Tajler, Mik Xheger, Mervin Gej dhe Tina Tarner.
Votimi zhvillohej në faqen e internetit e revistës dhe në Facebook.

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 5:24 AM. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 5:24 AM. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "Majkëll Xhekson, këngëtari më i mirë i të gjitha kohërave"

Leave a reply