Headlines
Published On:22 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki

Kush tradhton më shumë ?

Sa më e suksesshme që të jetë një femër, më e pavarur dhe më tërheqëse, aq më shumë do ta dëshirojë një mashkull të hijshëm, me trup atleti, punë stabile, edukim, disa vite më të vjetër, pagë solide dhe gjithsesi të kujdesshëm dhe të dëgjueshëm. Ky është hapi bazë, ndërsa sipas një hulumtimi, femrat më pas presin që po ai i njëjti burrë të jetë një mashkull i vërtetë dhe një prind i shkëlqyeshëm. Të gjitha këto pritje janë armiku më i madh i femrës.

1. Kurthi, mashkulli i suksesshëm
Meshkujt e suksesshëm dhe të hijshëm, nuk janë gjithmonë “materiali” më i mirë për martesë, e më së paku për besueshmëri dhe sinqeritet. Pas skandalit të kongresistit amerikan, Antoni Uajner ekspertët e marrëdhënieve ishin angazhuar në të madhe me shpresën se do ta zbulojnë se çka është ajo që është në natyrën njerëzore që i shtyn ata në tradhti, sidomos kur merret parasysh fakti se ky kongresist pranë vetes ka një grua të suksesshme me të cilën është në martesë për një vit.
Hulumtimet e fundit tregojnë se fuqia dhe tradhtia janë të lidhura ngushtë me njëra- tjetrën. Në këtë mënyrë, edhe meshkujt, edhe femrat, që janë në pozitë të mirë, madje, edhe ata që nuk kanë tituj të lartë janë të ekspozuar ndaj tradhtisë. Sjellja e dikujt të huaj në pozicione të ndryshme, shpesh shihet si flirt, madje edhe atëherë kur nuk është. Madje, edhe njëri ndër sportistët më të pasur në botë, golfisti Tajger Vuds, pas seks-skandalit që rrodhi në publik ka deklaruar se rregullat e thjeshta për të nuk vlejnë. Njerëzit e fuqishëm apo me pushtet i ekspozohen rrezikut, ndërsa ekspertët gjatë skanimit të trurit të tyre kanë theksuar se më aktive i kanë ato pjesë të trurit që ndërlidhen me shpërblimet, sesa ato që ndërprenë paraqitjen e gjërave të këqija, ka shpjeguar profesori Tiburg nga Universiteti “Joris Lamers".
2. Kurthi, meshkujt me muskuj
Studime të tjera tregojnë se sa më i bukur dhe më me muskuj që duket një mashkull, me siguri se do të ketë më tepër testosterone, ndërsa meshkujt me sasi të lartë të hormoneve 43 për qind janë më të ekspozuar shkurorëzimit, sesa ata meshkuj që kanë sasi normale të këtij hormone. Pra, testosteronet që ecin për 31 për qind më shpesh shkurorëzohen shkaku i probleme martesore, ndërsa 38 për qind e tyre e tradhtojnë bashkëshorten. Ekspertët sugjerojnë gjininë e bukur që më e mençur do të ishte ta gjejnë një burrë më të shëmtuar se vetja e tyre dhe do të jenë më të lumtura. Shumica e femrave zgjedhin një mashkull si kongresisti amerikan, të fortë dhe më me shumë hormone, ngase mendojnë se do t’i mbrojë nga gjithçka, por ja që ata më shumë tradhtojnë.
3. Kurthi, tërheqja e mashkullit të zënë
Nga ana tjetër, femrat e lira më shumë tërhiqen nga meshkujt e zënë, ngase sipas Iën Kerner janë më besnikë dhe dashnorë më të mirë.
4. Kurthi, 4 vjet martesë
Sipas mendimit të Helen Fisher, njërës nga fizioterapeutet botërore për dashurinë, pa marrë parasysh se çfarë mashkulli keni zgjedhur, ka mundësi që në vitin e katërt të martesës, gjërat të marrin teposhtëzën. Hulumtimi i saj i fundit, ku ishin përfshirë statistikat e 62 shkurorëzimeve nga vende të ndryshme, sugjeron se shtatë vite të kënaqësisë në martesë pa tradhti më nuk janë të pranishme, numri kritik i viteve të martesës është zvogëluar në katër.

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 3:53 PM. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 3:53 PM. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

1 comments for "Kush tradhton më shumë ?"

  1. nëse dëshironi të ruani marrëdhënien/martesën tuaj, atëherë unë do t'ju rekomandoj te Dr Dawn. ai më ndihmoi të rivendosja shtëpinë time pas 11 muajsh ndarje të ethshme mes meje dhe burrit tim. Unë u drejtova tek ai nga motra ime e madhe kur martesa u zhduk, dhe ai rivendosi paqen dhe lumturinë në martesën time, ai ka ndihmuar edhe miqtë e tjerë të mi dhe ata po jetojnë të lumtur për shkak të ndihmës së Dr Dawn.
    Kontaktoni me të nëse keni nevojë për ndihmë për të rivendosur marrëdhënien tuaj / martesën / nëse dëshironi të ngjizni ose të kuroni çdo lloj sëmundjeje:
    Dr Dawn nuk do t'ju zhgënjejë kurrë:
    Email: dawnacuna314@gmail.com
    WhatsApp: +2349046229159

Leave a reply