Published On:25 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki
Kinezët ballafaqohen me një qenie deti 16 metra të gjatë
Një gjallesë frikësueses deti, e gjatë me përmasa të paimagjinueshme prej 16 metrave, ka dalë në sipërfaqe në bregun e Guangdongut në Kinë. Trupi i kësaj gjallese që është zbërthyer goxha, e kanë gjetur të mbështjellë në rrjete peshkimi.
Nga shikimi i mbetjes nuk ka qenë e mundur të konstatohet e për çfarë lloji gjallese bëhet fjalë, kurse pesha e saj mendohet të jetë rreth 4.5 tonë.
Fotoja e trupit në zbërthim e sipër i peshkut grandioz i është treguar biologëve detarë amerikanë Scott Baker, Bill Perrin dhe Bobu Brownell. Ata kanë vlerësuar se kjo gjallesë sipas të gjitha gjasave mund të ketë qenë një fin.
“Nëse vlerësojmë sipas madhësisë së raportuar 16 metra, do të mund të ishte balena e llojit fin. Nëse e shohim foton, ku nuk duket se kjo gjallesë është 16 metra e gjatë, do të mund të flitej edhe për ndonjë balenë nga familja Balaenopteridae, për shembull balena e Brydit”, tha Baker, duke shtuar se shpreson që dikush do të mbledhë kampionët (mostrat) e indeve dhe kockave për analizë të mëtutjeshme gjenetike, sepse zbulimi i balenave në këtë pjesë të bregdetit kinez është dukuri shumë e rrallë.