Headlines
Published On:18 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki

Britney me disa kilogramë tepër

Britney Spears kohët e fundit ka qenë në një formë të shkëlqyer. Pas probleme të shumta me alkoolin, drogën, fëmijët dhe ndarjen nga bashkëshorti i saj, ajo u rikthye në formën e saj të dikurshme.
Por, siç e shohim edhe në këto foto, ylli i muzikës pop i ka rihumbur përsëri format e veta, duke shtuar disa kilogramë. Ajo sapo ka nisur turneun e saj muzikor për sezonin veror.
Kur të gjithë këngëtarët para se të nisin turnetë e tyre bëjnë trajnime apo ushtrime fizike për t’u dukur akoma më në formë seç janë, me Britneyn ka ndodhur e kundërta. Ajo ka shtuar disa kilogramë që janë goxha të dukshëm, sidomos tek pjesa e barkut dhe vitheve. Por, duket se 29 vjeçarja, nënë e dy djemve, nuk e ka problem këtë gjë, transmeton BW.

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 3:48 AM. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 3:48 AM. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "Britney me disa kilogramë tepër"

Leave a reply