Headlines
Published On:20 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki

Beogradi e Prishtina mund të mos nënshkruajnë marrëveshje gjatë dialogut

Nuk është lehtë të nxirren hollësi rreth asaj se çfarë po ndodh në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës nën ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel, ku së shpejti priten edhe rezultatet e para të tij,  ndonëse thonë se kanë qasje konstruktive, japin ende deklarata kundërthënëse. Beogradi insiston se nuk do të nënshkruajë asnjë dokument me Kosovën, sepse nuk dëshiron të japë asnjë shenjë se mund ta pranojë atë në mënyrë eksplicite apo implicite si shtet. Edhe vetë shtetet e BE-së, ë duan të dinë më shumë rreth asaj që ndodh në dialog, varen nga informatat që japin nga zyra e Robert Cooperit apo nga përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës. Por e përbashkët është se të gjithë duan sa më shpejt të shohin rezultatet e para konkrete të dialogut. Për këtë shkak edhe ishte shtyrë takimi i paralajmëruar për javën e shkuar, i cili do të zhvillohet në fund të këtij muaji apo në fillim të korrikut për t’u dhënë më shumë kohë palëve që të përgatisin “terrenin vendor“ për marrëveshje eventuale.  
Kryetari i Serbisë, Boris Tadiq, para dy javësh pati thënë në Bruksel se pret pajtimet e para për disa çështje konkrete brenda 30 deri 40 ditësh. Edhe Edita Tahiri kohë më parë pati thënë se janë afruar shumë qëndrimet në disa çështje. Burimet brenda BE-së pohojnë se shumë afër për t’u zgjidhur janë disa “çështje praktike dhe konkrete“ si energjia, telekomunikacioni, librat amzë, kadastrat, lëvizja e njerëzve dhe mallrave, si dhe bashkëpunimi rajonal ku mendohet në pjesëmarrjen e Kosovës në nismat rajonale. Tash, sipas burimeve të BE-së, janë duke u shqyrtuar modalitetet se si Beogradit dhe Prishtinës t’u lehtësohet pranimi i kompromiseve dhe këtu tash del në shesh roli “lehtësues“ i Bashkimit Evropian.  
Për t’i dalë në ndihmë Beogradit, BE-ja si “lehtësuese“ e dialogut, kur të ketë pajtim të palëve, do të formulojë një deklaratë ku do të thuhet se për çfarë janë pajtuar, por nuk do të ketë marrëveshje që duhet të nënshkruhet nga palët ndër të cilat dy palë (BE-ja dhe Serbia) nuk e pranojnë Kosovën si shtet dhe si subjekt që mund të nënshkruajë marrëveshje. As Serbia e as BE-ja nuk mund të bëjnë nënshkrim në ndonjë marrëveshje, ku Kosova do të figuronte si shtet, ndërsa Kosova është vështirë që do të pranonte që në emër të saj apo bashkë me të, një dokument eventual ta nënshkruajë edhe UNMIK-u. Prandaj, BE-ja thjesht në letër do t’i vinte pikat rreth të cilave palët kanë gjetur zgjedhje, ndërsa palët do të obligoheshin t’i zbatonin ato. Temat rreth së cilave arrihet pajtim do të zbatohen si obligim politik nga të dyja palët dhe nuk përjashtohet se për disa nga to në Kosovë do të duhej ndoshta të ndryshoheshin edhe ligjet.
Diplomatët në BE pohojnë se në dialog Edita Tahiri duket shumë më e gatshme të pranojë propozime, sesa përfaqësuesi i Serbisë Borko Stefanoviq.  
“Ka shpesh raste kur zonja Tahiri merr përgjegjësi vetë, ndoshta edhe  duke pasur parasysh postin e lartë që mban në Qeveri dhe afërsinë personale me kryeministrin Thaçi, ndërsa zoti Stefanoviq, edhe pse sillet në mënyrë shumë konstruktive, në të shumtën e rasteve thotë se duhet të konsultohet në Beograd para se të pranojë diçka“, thotë një diplomat evropian i afërt me dialogun.
Në BE thonë se tash është koha që të shihen rezultatet e para të dialogut në disa pika “më pak problematike“ dhe kjo do të ndihmonte që Serbia të marrë statusin e kandidatit në shtator, ndërsa do të  hapte rrugën që sa më shpejt të hapet edhe problemi ndoshta më serioz, ai është, sipas fjalëve të tyre, “statusi i veriut“. Këtu zyrtarët e BE-së pohojnë se “kur të hapet kjo temë, atëherë duhet të nisemi nga realiteti në terren e jo nga Pakoja e Ahtisaarit“.    

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 2:02 AM. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 2:02 AM. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "Beogradi e Prishtina mund të mos nënshkruajnë marrëveshje gjatë dialogut"

Leave a reply