Published On:18 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki
15 këshilla për flokë perfekt
Sa herë kemi dëgjuar fjalën e urtë "Bukuria buron nga brenda". Nuk duhet të harrojmë, se kjo formulë vlen edhe për bukurinë e flokëve, sepse ushqimet që konsumojmë, ndikojnë në pamjen tonë. Ja disa këshilla për të pasur flokë të bukura dhe sa më të shëndetshme.
1. Sa më shpesh t'i lash flokët, ata do të jenë më të shëndetshëm. Ajri i ndotur, yndyra dhe djersa ndikojnë te flokët tuaja më shumë sesa mendoni. Rekomandohet larja dy herë në javë.
2. Në qoftë se flokët i lani pothuajse çdo ditë, shampon aplikojeni në zverk, në tëmth dhe në ballë, tri pikat më të rëndësishme të cilat krijojnë yndyrë. Pastaj ngadalë formoni shkumën me ujë të vakët, në qoftë se keni flokë normalë apo të yndyrshëm, përkatësisht me ujë të ftohtë në qoftë se flokët i keni të thata. Shampon lëreni të veprojë disa minuta dhe pastaj flokët krihini me krehër me dhëmbë të gjerë. Vetëm pasi t'i keni bërë këto veprime lajini flokët.
3. Harroni shprehinë e vjetër se fërkimi i tepërt i flokëve me peshqir pas larjes, është i dëmshëm. Do të ndjeheni më komodë, por edhe flokët do të jenë më mirë në qoftë se i mbështillni vetëm me një peshqir të tharë. Peshqiri e mbledh pjesën më të madhe të lagështisë.
4. Intervali kohor për tharjen e flokëve me tharëse, është midis 25 dhe 30 minutave. Në këtë mënyrë, majat e flokëve nuk do të pësojnë djegie.
5. Flokët me onde thajini pjesërisht me tharëse. Pjesën tjetër të tharjes lërjani ajrit. Vetëm pas tharjes mund t'i krihni.
6. Kundër çarjes së majave të flokëve, si ilaçi më i thjeshtë në kushte shtëpie është e verdha e vezës dhe vaji i recinës. Ato ndihmojnë rigjenerimin e flokëve në mënyrë efektive. Vajin ngroheni pak dhe përziejeni me vezën, derisa të krijohet një masë e ngjashme me majonezën. Mos i lani flokët, por fërkojeni majat e tyre me rigjeneruesin dhe mbështillini me letër alumini, duke i mbajtur për një kohë të gjatë. Më pas lajini sa më mirë dhe do të shihni efektin pozitiv.
7. Në qoftë se përdor llakun e flokëve, para se të shkosh për të fjetur gjumë duhet ta eliminosh atë, duke përdorur një krem pastrues për flokët, pasi llaku e dëmton. Në qoftë se dëshiron që krehja të jetë e shkëlqyeshme dhe natyrore, mos e hidh llakun drejtpërdrejt në flokë, por në krehër apo në duar dhe me to spërkati flokët duke e përhapur në mënyrë të njëtrajtshme.
8. Në qoftë se nuk keni kohën e mjaftueshëm për t'u larë sa më shpesh, por keni probleme me yndyrën, përdorni pudër dhe më pas krihini lehtas për të eliminuar yndyrën dhe për t'i dhënë një shkëlqim flokëve tuaja.
9. Në qoftë se dëshironi që flokët tuaja ngjyrë gështenjë të duken më të shkëlqyeshme dhe më të bollshme, lajini në ujin, në të cilin më parë keni zier lëvore arre (jo lëvozhga). Lëvoret ziejini gjysmë ore dhe pastaj kullojini. Nga sasia e lëvoreve, të cilat i keni përdorur varet nuanca e ngjyrës së flokëve.
10. Në qoftë se dëshironi ta ndërroni ngjyrën e flokëve vetë në shtëpi, përherë me përpikëri përmbajuni udhëzimeve. Sasinë e pashfrytëzuar të ngjyrës hidheni, sepse atë nuk do të mund ta shfrytëzoni herën tjetër.
11. Në qoftë se tashmë keni përdorur bojë flokësh dhe tentoni t'i jepni atyre një ngjyrë më të errët, por nuk mundeni, përdorni në fillim ngjyrat më të zbehta derisa të arrini te ato të errëtat, pasi në të kundërt do të dëmtoni flokun në mënyrë të pariparueshme.
12. Kurrë mos e teproni me prodhimet kozmetike në sasi, pasi ato janë të dëmshme dhe mund të bëhen shkak për rënien e flokëve dhe dëmtimin e tyre që në rrënjë, çka do të thotë se duhet të përdorni më së shumti kondicioner, që flokët të jenë të formë të plotë dhe me ngjyra sa më natyrale. Në qoftë se keni flokë bionde që anojnë nga ngjyra e zezë, shmangni shampot të cilat mund t'i shkëlqejnë flokët. Ato, flokëve ngjyrë të errët u japin ngjyrë të kuqërremtë.
13. Në qoftë se krehjen e formësoni me furçë, shfrytëzoje atë që të përshtatet më mirë me flokët e tua, përdor karfica të buta që janë të përshtatshme për furçat e holla, me forma të rrumbullakëta. Ndërkaq, për flokë të gjatë furçat më të mira janë ato të gjera, për të eliminuar volumin jo estetik.
14. Sa më pak t'i ngarkoni flokët me karfica dhe me llastikë, më mirë pasi të tendosura ato mund të këputen. Nëse do t'i lini të lira ato do të marrin frymë lirisht dhe do të jenë të shëndosha.
15. Ushtrimet e rregullta si fitnesi apo pedalimi i biçiklës.