Headlines
Published On:30 May, 2011
Posted by Vnb-Snorki

A jeni të varura nga grimi?

“Për shumë femra grimi është pjesë e rutinës së zakonshme ditore dhe vetëm mendimi që dikush do t’i shohë ato pa grim për to është i tmerrshëm”, thotë Sara Volverson nga “Superdrug”. Psikologja Xheki Fleçer ka theksuar se grimi nuk përmirëson vetëm dukjen e jashtme, por si duket ai na bën edhe të ndihemi mirë përbrenda. “Grimi mund ta rrisë nivelin e vetëbesimi, përshtypja e parë me rastin e njohjes me një person të ri bazohet në vlerësimin e dukjes së saj, ndërsa kjo është shumë e rëndësishme për femrat afariste, të cilat gjithmonë duan të duken profesionale. Megjithatë, nëse një femër ka grim sepse mendon që njerëzit do ta gjykojnë vetëm për dukjen e jashtme ndërsa jo karakterin, atëherë kemi një problem”.
Ja edhe disa të dhëna nga studimi, në të cilin kanë marrë pjesë 3.000 femra:
- Rreth 33% e femrave mendojnë se nuk do ta tërhiqnin partnerin e tyre po të mos kishin pasur grim kur janë njoftuar
- Femra mesatarisht pret dy muaj e gjysmë para se t’ia zbulojë fytyrën pa grim partnerit të saj
- 14% e femrave zgjohen herët nga gjumi, në mënyrë që të vendosin grimin para se të zgjohet partneri i tyre nga gjumi
- 6 prej 10 femrave nuk shkojnë në punë pa grim
- Afro 25% mendojnë se nuk do të ishin promovuar në punë po të mos kishin pasur grim
- 37% e femrave mendojnë se shefat do të mendonin se ato nuk kujdesen për vete, po të mos përdornin grimin.<

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 2:17 PM. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 2:17 PM. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "A jeni të varura nga grimi?"

Leave a reply