Headlines

Montolivo: Juventusi e meriton titullin

Posted by Vnb-Snorki | 16 April, 2013 | Posted in

Mesfushori i Milanit, Riccardo Montolivo, thotë se Juventusi meriton Scudetton.

Milani do të përballet me kampionin në fuqi dhe liderin e tabelës gjatë këtij vikendi, në derbin e javës në Serie A.

“Juventusi meriton ta fitojë titullin. Ne do të luajmë ndaj ekipit më të mirë në ligë. Përfundimisht do të jetë një ndeshje e vështirë për ne”.

“Unë jam i kënaqur me paraqitjen time këtë sezon – edhe pse për momentin vetëm mendoj se si të arrijmë vendin e tretë”, ka thënë mesfushori italian për Sky Sport Italia.

Van Persie: Ta fitojmë titullin në stil

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in

Sulmuesi i Manchester United, Robin van Persie, thotë se nuk do të ketë relaksim për lojtarët në javët e para të sezonit.

“Ne nuk duam vetëm të përpiqemi dhe të fitojmë ligën duke nxjerrë vetëm pikët e nevojshme, ne duam të nxjerrim maksimumin e pikëve tash nga ndeshjet e mbetura”.

“Është e rëndësishme që ju ta mbani ecurinë e fitoreve dhe kjo është ajo çfarë ne duam të bëjmë”, ka thënë holandezi.

Kosovë, Qeveria miraton shitjen e PTK’së

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in

Qeveria e Kosovës ka miratuar Propozim-vendimin për shpalljen e ofertuesit të preferuar për privatizimin e 75 % të aksioneve të PTK-së. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka thënë se procesi i privatizimit të PTK-së është bërë me vendim të Kuvendit dhe konform këtij vendimi, ku më pas është themeluar Komisioni Qeveritar për Privatizim, i cili është përbërë nga pesë ministra.
Ai ka thënë se punëtorët do të kenë kontrata 3 vjeçare edhe përkundër privatizimit.
Më pas me shumicë votash është miratuar ky propozim vendim.
Qeveria e Kosovës i ka pranuar dy oferta për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së. Në garë kanë qenë kompania “M1 International” dhe “Axos GMBH” në konsorcium me “Najafi Companies”.
Por kjo e fundit ka ofruar ofertën më të lartë prej 277 milionë euro.

Konfirmohet takimi Thaçi – Daçiç të mërkurën në Bruksel

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in ,

Ambasadorja e SHBA’së në Kosovë, Tracy Ann Jacobson përmes rrjetit të saj social ‘Twitter’ iu ka uruar dy Kryeministrave- Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç guxim dhe mençuri në takimin e nesërm në Bruksel.

“Uroj Kryeministrit Thaçi dhe Daçiç guxim dhe mençuri në takimin e nesërm në kuadër të dialogut në Bruksel”, ka shkruar Jacobson sot.

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë takohen sërish nesër në Bruksel.
Lajmin e ka konfirmuar për Radio Kosovën këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Bekim Çollaku, i cili tha se kryeministri Thaçi udhëton sot pasdite për në Bruksel.
Ende ka hapësirë për marrëveshje

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë Jelko Kacin ka deklaruar se ende ka mundësi që Beogradi e Prishtina të merren vesh për kompetencat e komunave serbe në veri të Kosovës.

”Kjo marrëveshje do të ishte hap vendimtar drejt normalizimit të marrëdhënieve të Beogradit e Prishtinës dhe kjo është interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve dhe të zhvillimit ekonomit të Serbisë e Kosovës dhe i të gjithë rajonit”, ka thënë ai.

Thaçi e Daçiq takohen të mërkurën në Bruksel?
Dialogu ndërmjet Serbisë e Kosovës do të vazhdojë të mërkurën në Bruksel, shkruan një shkrim ekskluziv gazeta “Blic” e Beogradit e cila u referohet burimeve diplomatike, pasi që të tri palët për këtë janë marrë vesh dje.
Ky burim diplomatik i ka thënë gazetës se formacionet e delegacioneve do të dihen sot edhe pse është e sigurt se në krye të atij serb do të jetë vet kryeministri Ivica Daçiq por nuk është e sigurt nëse do t’i bashkohet edhe nën-kryeministri i parë Vuçiq. Burimi ka deklaruar se delegacioni serb do të vjen në Bruksel me propozime konkrete.

Sikurse mëson gazeta nga qeveria e Serbisë, kushti i palës serbe është që nga marrëveshja e fundit (të cilën e ka refuzuar pala serbe) të hiqet pjesa sipas të cilës Mitrovica jugore do t’i bashkohej veriut të Kosovës dhe janë reale shanset që kjo të arrihet. Sepse, sikurse mësohet, edhe në Washington edhe në Berlin janë të gatshëm të ushtrojnë trysni mbi Prishtinën lidhur me këtë.

(Në Berlin po qëndron ministri jashtëm i Kosovës dhe zëvendësministrja e jashtme e Serbisë e cila ka takim me këshilltarin e zonjës Merkel).

Gjithashtu Serbia do të mbetet në qëndrimin që një gjykatë e apelit duhet të jetë patjetër në Mitrovicën veriore, do të insistojë në policinë dhe që është më e rëndësishme, do të kërkojë kategorikisht që Forcat e Sigurisë të Kosovës (FSK) nuk munden të jenë në veri të Kosovës.

Sipas gazetës është e sigurt se marrëveshja duhet të arrihet deri të dielën duke qenë se përfaqësuesja e lartë e BE, Catherine Ashton, më 22 prill duhet ta paraqes shefeve të diplomacive të BE raportin mbi dialogun.

Të themi se pengesë kryesore për arritjen e marrëveshjes së ofruar nga Brukseli ka qenë presidenti serb Tomisllav Nikoliq i cili u është kërcënuar Daçiqit dhe Vuçiqit se nëse e pranojnë atë dokument do t’i shpallë fajtor për “shitjen e Kosovës”. 

Mirëpo pas shumë aktiviteteve diplomatike gjatë javës së shkuar, duket se Nikoliq e ka zbutur retorikën dhe dje në bisedë me kryetarin Parlamentit të Turqisë ka deklaruar se Serbia në dialog me Prishtinën ka treguar gatishmëri të qartë për hap esencial përpara dhe kompromis historik të dy palëve, ama për këtë aktualisht nuk pati vesh tek pjesëmarrësit tjerë në dialog.

Ai ka shtuar se vetëm me vazhdimin e negociatave ndërmjet Serbisë dhe, siç shprehet, institucioneve të përkohshme në Prishtinë mund të arrihet zgjidhja që do të ishte e pranueshme për të dy palët.

“Republika e Maqedonisë së Epërme” është emri që do ta zëvendësoj parashtesën IRJM

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in ,

Propozimi i ri i dhënë nga ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimic është Republika e Maqedonisë së Epërme. Ky propozim sot është shpalosur nga disa media greke të cilat kanë theksuar e propozimi i dhënë është me përmbajtje gjeografike, por që nuk i kënaq kërkesat greke, transmeton INA.
Maqedonia e Epërme do të përdoret deri sa të zgjasin negociatat për anëtarësim, kurse pas përfundimit të tyre, qytetarët përmes një referendumi do të kenë mundësi të deklarohen për dy çështje: A janë për anëtarësim në BE dhe për pranimin e emrit Republika e Maqedonisë së Epërme.
Këtë e parasheh propozimi i ri i negociatorit, Metju Nimic, njoftojnë mediat maqedonase duke u thirrur në burime diplomatike të involvuara në procesin e negociatave.

Shpërthime në Boston, tre të vdekur e shumë të lënduar

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in


Një seri shpërthimesh të fuqishme të ndodhura në përfundim të maratonës së Bostonit kanë shkaktuar dhjetëra të lënduar, ndërsa Fox Neews raporton për të paktën tre persona të vdekur.

Sipas mediave amerikane, shpërthimet kanë ndodhur në fund të maratonës. Dhjetëra persona kanë qenë dëshmitarë në vendngjarje.
Raportohet për shumë trupa të shtrirë në shesh të gjakosur, ndërsa policia dhe ambulanca të shumta po transportojnë të lënduarit drejt spitaleve, transmeton TCH.

Shpërthimet ndodhen në një hark kohor brenda pak sekondash në distancë nga njëri-tjetri.
Dëshmitarë, të cituar nga BBC dhe CNN, thonë se shpërthimet ndodhen brenda hotelit “Firamont”, para ndërtesës së të cilit dhjetëra shikues ishin grumbulluar për të ndjekur parakalimin e atletëve pjesëmarrës në maratonë

Kam parë dy shpërthime. I pari ka ndodhur farë cakut të vrapimit, është dëgjuar një shpërthim  i fuqishëm, kurse më pastaj ka dalë një tym i zi. Kemi filluar të ikim”, ka thënë një dëshmitare nga vendi I ngjarjes.
Lidhur me shpërthimet menjëherë është informuar presidenti i SHBA-së Barack Obama dhe zëvendëspresidenti Joe Biden.

Nga Shtëpia e Bardhë kanë bërë të ditur se presidenti Obama ka urdhëruar që të lënduarve t’u jepet ndihma e nevojshme mjekësore dhe të angazhohen forca shtesë që vendi i goditur nga shpërthimet sa më parë të sanohet.
Policia dhe shpëtimtarët janë në teren dhe po hetojnë se si ndodhi shpërthimi dhe kush mund të jenë shkaktarët
Nuk dihet se çfarë ka shkaktuar shpërthimin apo nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist. Për të sqaruar këtë priten njoftime nga autoritetet.

Sali Berisha, takim me akademikët

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in ,

Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar mëngjesin e së martës një takim me akademikët në Universitetin e Durrësit. Gjatë fjalës së tij, Berisha e ka vënë theksin tek ekonomia dhe punësimi, duke dhënë garancinë e tij për nxitjen e këtyre sektorëve.

“Reforma në ekonomi bëhet përmes përgatitjes së personelit. Reforma do të shtrihet në të gjitha universitetet. Roli i universiteteve duhet të jetë ai i promotorit të zhvillimit rajonal. Ne do ecim në drejtimin e duhur”, ka thënë Berisha.

Kryeministri ka theksuar se, për qeverinë e tij prioritet do të jenë të rinjtë e arsimuar, të cilëve u duhen krijuar më shumë kushte për punësimin.

“Për ne si forcë politike të rinjtë kanë qenë dhe mbeten në krye të axhendës sonë. Ne do bëjmë gjithçka për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë. Në këtë kontekst, arsimi profesional është vendimtar”, ka thënë Berisha.

Një ditë më parë kryeministri zhvilloi një takim me studentët e ekselencës, në Qytetin Studenti, në Tiranë. Në fjalën e tij ai premtoi rritjen e fondit të ekselencës dhe një sërë nismash në mbështetje të studentëve ambiciozë.

“Në vitet e fundit numri i studentëve është trefishuar. Fondi i ekselencës është mbi 1 milion dollarë për të gjitha universitetet dhe këtë vit nga ky fond kanë përfituar edhe studentë nga Kosova. Ne jemi të vendosur ta rrisim këtë fond kundrejt një kontrate për studentin”, deklaroi Berisha.

Duke renditur prioritetet e qeverisë së tij për këtë kategori studentësh, shefi i ekzekutivit e vuri theksin tek rëndësia që sipas tij kanë kërkimet shkencore.