Headlines

Durrës, 25 vjet burg pedofilit amerikan

Posted by Vnb-Snorki | 16 April, 2013 | Posted in

Gjykata e Durrësit ka dënuar me 25 vjet burg shtetasin amerikan Carl Stephan Kaminski për abuzim seksual dhe homoseksual me të mitur.

Carl Stephan Kaminski, aktualisht 70 vjeç, është gjykuar në mungesë, pasi mësohet se ai kryen dënimin për një vepër të ngjashme në SHBA.

Kaminski ka mbërritur në Shqipëri në vitin 2003 dhe ka qëndruar deri në vitin 2006. Ai ka jetuar për tre vjet në një banesë me qira në një nga fshatrat në periferi të qytetit të Durrësit, ku edhe kanë ndodhur abuzimet seksuale me fëmijët. 70-vjeçari është i akuzuar për një sërë veprash penale, duke përfshirë edhe abuzime seksuale me të mitur në vende të ndryshme të Europës.

Burg pa afat për tre personat që mbajtën peng 22-vjeçarin

Posted by Vnb-Snorki | 09 March, 2013 | Posted in

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën arrest me burg për 3 personat që akuzohen se kanë mbajtur peng për 3 ditë në tualetin e një lokali 22-vjeçarin Fatjon Xhafa.

Në seancën e sotme, të akuzuarit nuk kanë dhënë shpjegime rreth ngjarjes, ndërsa sipas organit të akuzës nuk ka dyshime se Martin Shtenjari, Bledar Vata dhe Artur Kolpepa janë autorët e ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë pak ditë më parë, tre të akuzuarit kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, kur janë marrë pyetje nga grupi i hetimit. Motivi i ngjarjes, sipas tyre lidhet me një detyrim financiar të 22-vjeçarit ndaj tyre. Autorët e ngjarjes kanë pohuar para hetuesve se Xhafa, kishte punuar si kamerier në lokalin ku ndodhi ngjarja dhe në një moment, pa lajmëruar më parë, ishte larguar nga puna.

“Shuma e parave që i kërkuam babait të tij ishte një detyrim që ai kishte ndaj meje, pasi sa kohë ka punuar tek unë, e kam marrë dhe e kam çuar në shtëpi e në shkollë me makinë. Kam shpenzuar kohë dhe para dhe ai u largua pa na dhënë asnjë lekë”,- mësohet se është shprehur në Polici pronari i lokalit, Bledar Vata.
Hetuesit thanë se edhe vetë i dëmtuari ka shpjeguar se nuk u kishte para borxh asnjërit prej autorëve që e mbyllën në banjën e lokalit për 72 orë.

“Më kërkonin paratë që kishin shpenzuar me mua për transportin me makinë. Fillimisht u thashë që unë nuk u detyrohem asgjë, sepse nuk i kisha kërkuar asnjërit prej tyre që të më lëviznin me makinë. Por, kur nisën të më kërcënonin, pranova që t’ua jepja ato para, por u kërkova pak kohë, sepse nuk kisha ku t’i gjeja aq lekë”, - ka treguar studenti që u mbajt peng.

Mitrovicë, katër të arrestuar për sulm fizik

Posted by Vnb-Snorki | 01 March, 2013 | Posted in

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, të cilët dyshohen se kanë sulmuar fizikisht një person, duke e rrahur me shufra të metalta.
Sipas viktimës dy nga të dyshuarit kanë pasur një armë në dorë, mirëpo tek të dyshuarit nuk është gjetur arma, njofton Policia, ndërsa nuk dihet motivi i sulmit.
Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të Prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Kapet në Durrës 40-vjeçari me 10 kg drogë

Posted by Vnb-Snorki | 27 February, 2013 | Posted in

Efektivët e policisë së komisariatit të Durrësit kanë ndaluar mbrëmjen e djeshme një shtetas nga Gjirokastra që po transportonte 10 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Burimet policore, raporton ‘Shekulli’ bëjnë të ditur se 40 vjeçari Artist Metaj është ndaluar nga një postobllok policie në afërsi të “Urës së Dajlanit”. Nervozizmi i treguar nga 40 vjeçari gjatë kontrollit të policisë i ka shtyrë forcat e rendit të kontrollojnë imtësisht automjetin e Metajt, brenda të cilit janë gjetur 10 kg kanabis sativa të ndarë në 10 pako. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasinë e drogës së kapur në makinë si dhe automjetin tip “Ford” me targa “AA 942 CK”, me të cilin Metaj po transportonte sasinë e kanabisit. Burime nga komisariati i Durrësit bëjnë të ditur se po punohet për të zbuluar persona të tjerë që mund t’i kenë siguruar 40 vjeçarit Metaj lëndën narkotike. Ndërkohë materialet në ngarkim të shtetasit nga Gjirokastra i kaluan për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Durrësit. - See more at: http://www.telegrafi.com/lajme/kapet-ne-durres-40-vjecari-me-10-kg-droge-80-4777.html#sthash.FGaE1wd4.dpuf

Arrestohet për kanosje një person në Podujevë

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person në fshatin Shajkovc të Podujevës, pasi ka shtënë afër shtëpisë së një vajze me të cilën ishte duke bashkëjetuar. I dyshuari thuhet se pas të shtënave i ka thirrur familjarët e vajzës dhe i ka kanosur me fjalë. “Nga i njëjti është konfiskuar arma AK-47 me 7 fishek të cal.7.62mm dhe pas intervistimit në konsultim me Prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. - See more at: http://www.telegrafi.com/lajme/arrestohet-per-kanosje-nje-person-ne-podujeve-80-4776.html#sthash.7ntJBoMk.dpuf