Duke u përqendruar kryesisht në stilin e makinës, kompania austriake e ka vendosur spoljerin e ri të parmë, pragje të reja dhe difuserin e pasmë. Model ka fituar edhe pezullim sportiv, spojlerin për dyert e pasme dhe allu-fellnet prej 20-inç. Duket se nuk është bërë asnjë modifikim që do të mund të ndikonte në performanca.
Mund të presim që motori 2.0-litra me 4-cilindra “EcoBoost” i cili i zhvillon 250 kuaj fuqi dhe 360 Nm , të sigurojë përshpejtimin deri në 100 km/h për 6.5 sekonda dhe shpejtësia maksimale e kësaj makine në mënyrë elektronike është ndalur në 250 km/h.