Një supermakinë Mercedes për 1.2 milion euro
Makina, që i përket një edicioni të limituar, është një nga krenaritë e kompanisë gjermane. Modeli CLK GTR, që do dalë në ankand, ka bërë vetëm 2.100 kilometra dhe është një nga 25 të tilla të prodhuara nga dega e Mercedes për performancë të lartë, AMG.
Makina ka një motor gjigand 7.3 litrash V 12. Makina kap nga 0 deri në 100 kilometra në orë për vetëm 3.4 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 320 kilometrash.