Published On:01 July, 2011
Posted by Vnb-Snorki
Yjet që mund të largohen nga Real Madrid?
Real Madridi është përforcuar dukshëm stinorin e fundit, duke e fituar trofeun e parë pas më shumë se tre vjetësh. Skuadra madrilene fitoi Kupën e Spanjës, ndërsa arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe përfundoi nënkampione e Spanjës. Mirëpo, puna më e vështirë për trajnerin e Realit, Jose Mourinhon, nis tash. Mourinho vazhdimisht insiston se në stinorin e tij të dytë në një skuadër gjërat përmirësohen. Këtë e kishte vërtetuar sa ishte edhe në Inter, ku në stinorin e dytë fitoi titullin në Serie A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa në edicionin e parë kishte fituar vetëm Serie A.
Mourinho për stinorin e ardhshëm ka transferuar lojtarët si: Nuri Sahin, Hamit Altintop, Jose Callejon e Raphael Varane, mirëpo pritet të arrijnë edhe disa të tjerë, si Neymar, Fabio Coentrao e ndoshta edhe Sergio Aguero.
Me shumë ardhje të reja nga skuadra do të largohen disa lojtarë yje, si Ricardo Kaka apo Karim Benzema, yje për të cilët Reali kishte harxhuar miliona euro, por që nuk kishin arritur të shkëlqejnë.
Karim Benzema
Ditët e Karim Benzemas në Real Madrid dukeshin të numëruara në fillim të stinorit të kaluar. Sulmuesi francez vazhdimisht kishte qëndruar në bankën e rezervistëve në pjesën e parë të stinorit, mirëpo lëndimi i Gonzalo Higuainit ishte me fat për të. Ai arriti të shfrytëzonte këtë rast duke shënuar 26 gola në 48 ndeshje.
Juventusi është duke u interesuar për 23-vjeçarin, ndërsa në këtë listë janë edhe skuadrat e njohura angleze si Arsenal, Manchester City e Liverpooli.
Benzema te Reali u transferua në verën e vitit 2009 nga Lyoni për 35 milionë euro.
Sergio Canales
Sergio Canales ka përfaqësuar Spanjën në të gjitha kategoritë, por zhvillimi i 20-vjeçarit është ndalur pas transferimit në Real Madrid. Canales në radhët e Realit kaloi stinorin e kaluar nga Racing Santanderi, mirëpo në edicionin e tij të parë luajti vetëm 15 ndeshje në të gjitha garat dhe nuk shënoi asnjë gol.
Pas një stinori kaq zhgënjyes, Canales, është duke kërkuar të largohet – së paku si huazim. Skuadrat angleze Aston Villa, Everton si dhe ajo spanjolle Racing Santander, po e kërkojnë. Së fundmi në garë është futur edhe Roma
Lassana Diarra
Lassana Diarra ishte transferuar te Real Madridi në vitin 2008, me kërkesën e trajnerit të atëhershëm Juande Ramos. Mirëpo Diarra ka dështuar të tregojë veten, ndërsa edhe stinorin e fundit nuk ishte titullar nën drejtimin e portugezit Jose Mourinho, ndonëse ai u paraqit në 39 ndeshje në të gjitha garat.
Diarra, 26-vjeçar, thotë se është i kënaqur në Madrid, por ai është njëri nga shtatë lojtarët që nuk kanë një të ardhme në “Santiago Bernabeu”. Manchester Unitedi, Tottenhami e Juventusi janë skuadrat që kanë treguar interesim më të madh për reprezentuesin e Francës.
Royston Drenthe
Royston Drenthe ka pasur vështirësi qëkur iu bashkua Real Madridit në vitin 2007 nga Feyenoordi i Holandës. Drenthe 24-vjeçar edicionin e fundit luajti huazim te skuadra spanjolle Hercules. Mirëpo ai me Herculesin nuk arriti të mbijetojë në elitë. Por, Drenthe nuk ka vend të kthehet në Real, pasi nuk pëlqehet nga trajneri portugez Jose Mourinho. Ai pritet të largohet nga futbolli spanjoll, ndërsa destinacione të mundshme për të janë Juventusi, AZ Alkmaari e Benfica.
Fernando Gago
Fernando Gago u transferua si talent i madh nga Boca Juniorsi në Real Madridi në vitin 2007. Mirëpo, argjentinasi tash 25-vjeçar asnjëherë nuk ka arritur të zërë një vend si titullari në “Santiago Bernabeu”. Gago stinorin e fundit pati probleme të shumta me lëndime dhe luajti vetëm shtatë ndeshje në të gjitha garat. Boca Juniors është duke kërkuar rikthimin e tij, ndërsa po ashtu në listën e skuadrave të interesuara janë edhe Liverpooli e Roma. Gago së fundi i ka hapur edhe më shumë dyert e largimit nga Reali, duke deklaruar se Barcelona është skuadër më e fortë.
Ezequiel Garay
Ezequiel Garay iu bashkua Real Madridit nga Racing Santanderi në vitin 2008, mirëpo ai menjëherë u dërgua huazim te Santanderi. Mbrojtësi argjentinas më pas pati vështirësi në stinorin e tij të parë në Real, ndërsa me ardhjen e Jose Mourinhos në krye ai nuk ishte fare si opsion. Garay ishte zgjedhja e katërt e Mourinhos për qendërmbrojtje, ndërsa startoi në vetëm pesë ndeshje kampionale këtë stinor. Një largim i tij duket i paevitueshëm, ndërsa Sevilla, Lyoni, Marseille e Benfica po tregojnë interesim.
Gonzalo Higuain
Gonzalo Higuain u kthye nga një lëndim serioz në fund të stinorit të kaluar. Por, sulmuesi argjentinas ishte i rëndësishëm për Realin e Jose Mourinhos në fillim të stinorit. Sulmuesi 23-vjeçar në 25 ndeshje në të gjitha garat shënoi 13 gola. Për të interesim po tregojnë Juventusi, Arsenali e Manchester City, mirëpo vetëm një ofertë e madhe do të bindë Mourinhon ta shesë.
Ricardo Leite Kaka
Mesfushori brazilian Ricardo Leite Kaka nuk ka arritur të lërë shumë gjurmë në Real, pasi në dy stinorët e tij me gjigantin madrilen ai ka pasur probleme me lëndime. Edicionin e fundit ai luajti vetëm 20 ndeshje në të gjitha garat dhe shënoi shtatë gola. Kakan 29-vjeçar dy vite më parë Reali e kishte blerë për 65 milionë euro nga Milani. Trajneri i Realit, Jose Mourinho, ka gjasa të shfrytëzojë brazilianin si “karem” për të marrë ndonjë lojtar tjetër. Një ndërrim mund të bëhet me Interin për mbrojtësin e djathtë brazilian Douglas Maicon. Po ashtu për Kakan po interesohen edhe Milani, Juventusi, Chelsea e Manchester City.
Pedro Leon
Real Madridi kishte bërë befasi verën e kaluar duke transferuar Pedro Leonin nga Getafe. Atë e kishte transferuar skuadra me insistimin e Jose Mourinhos. Leon 24-vjeçar shënoi gol në barazimin 2:2 që Reali e arriti me Milanin në fazën grupore të Ligës së Kampionëve. Mirëpo gjërat nuk vazhduan mirë për të. Leon ishte kritikuar publikisht nga Mourinho dhe largimi i tij duket i paevitueshëm. Liverpooli, Tottenhami e Valencia janë në listën e skuadrave të interesuara për të.