Headlines
Published On:15 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki

Vesa Luma nje tjeter “Amanet” me Florin

Këngëtarja Vesa Luma pritet të publikojë klipin e saj më të ri. Pas suksesit të një viti më parë me këngën “Amanet” këngëtarja nga Kosova i rikthehet bashkëpunimit me Flor Mumajesin me idenë për të ripërsëritur suksesin e hitit të vjetshëm. Kënga e re që pritet të realizohet edhe me klip do të ketë ritme dance. Xhirimet e klipit i janë besuar djemve të “Entermedia”. Këngëtarja e cila shkëlqeu edhe me veshjet e klipit te “Amanet” të ideuar nga stilisti Valdrin Sahiti, kësaj radhe i ka besuar një emri tjetër të njohur në botën e modës, stilistit Niko Komani i cili ka realizuar veshjet e një sërë këngëtaresh si Elvana Gjata, Besa Kokëdhima, Jeta Faqolli etj. “Vesa në këtë klip do të vije me një look krejt të ri, veshje të cilat synojnë të nxjerrin anën e saj femërore. Jam i sigurt që veshjet e këtij klipi do të jenë një tjetër surprizë për publikun shqiptar”-thotë Niko Komani. Për të vërtetuar fjalët e tij duhet të presim edhe pak kohë aq sa klipi të lancohet në stacionet televizive muzikore shqiptare.

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 4:21 AM. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 4:21 AM. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "Vesa Luma nje tjeter “Amanet” me Florin"

Leave a reply