Headlines
Published On:08 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki

Shqipëria mundet 2-0 nga Bosnja

Shqipëria pësoi një humbje të hidhur 2-0 me Bosnjën, në Zenica, duke rrëshqitur në vendin e pestë, përpara se të përballet me Francën, me 2 shtator, në ndeshjen e fundit në “Qemal Stafa”, përpara se impianti mitik të shkatërrohet për t’i bërë vend një stadiumi të ri ultramodern.
Pas një pjese të parë shumë të mirë, Shqipëria pësoi një gol për shkak të një rreshtimi të gabuar në mbrojtje.
Në minutën e 67-të, Medunjanin kalon në avantazh vendasit. Pakujdesi e mbrojtjes sonë, e cila gabon në vendosjen dhe kurthin e pozicionit jashtë loje. Vertikalim nga pas për mesfushorin, i cili mbahet në lojë prej Vangjelit. I vetëm dhe i pashqetësuar, mposht pa vështirësi Ujkanin.
Shqipëria nuk ka pasur forcën për të reaguar dhe shpresat për një rezultat pozitiv janë shuar kur në minutën e 86 Andi Lila ndëshkohet me karton të kuq pas një ndërhyrjeje me taka të ngritura ndaj Rahimic.
Në të 90+1′, një kundërsulm i boshnjakëve, kap kombëtaren tonë me dy mbrojtës, ndaj tre sulmuesve. Pas një kombinimi, Misimovic nxjerr të vetëm përballë portës Maletic, i cili ekzekuton fuqishëm dhe mposht portierin Ujkani. 2-0 për vendasit, që kishin mundësi të shënonin dhe një gol të tretë.
Shqipëria nuk pati asnjë rast të qartë për të shënuar golin e nderit, me dy sulmuesit e saj, Erjon Bogdani dhe Hamdi Salihi, krejtësisht të izoluar, me një Ervin Skela jo me shumë fantazi, dhe një Ansi Agolli tërësisht nën hije.
Humbja me Bosnjën është e dyta në këto eliminatore, pas asaj me Bjellorusinë, po 2-0, ne Minsk.

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 3:50 AM. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 3:50 AM. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "Shqipëria mundet 2-0 nga Bosnja"

Leave a reply