Published On:15 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki
Pse është i mirë jogurti
Jogurti është produkt i gjithanshëm i qumështit i cili fitohet me fermentimin e qumështit me ndihmën e baktereve, por edhe fusha e veprimit të tij nuk është e kufizuar vetëm në tavolinë dhe kuzhinë.
Fermentimi i laktozës me një apo më shumë variante të baktereve (Lactobacillus acidophilus, Lactobacillus rhamnosus, Lactobacillus bulgaricus, Enterococcus faecium, Streptococcus thermophilus etj.) fitohet acidi laktik i cili qumështin e shndërron në jogurt dhe i jep atë shijen e tij të njohur. Kulturat e përmendura bakteriale i japin disa veçori të caktuara shëruese.
Ulja e kolesterolit. Jogurti i cili përmban lactobacillus acidophilus ose kombinimin e baktereve enterococcus faecium dhe streptococcus thermophilus ul nivelin e kolesterolit te njerëzit të cilët kanë probleme më të lehta ose të moderuara me të. Ky lloj i jogurtit ul nivelin e lipoproteinave me dendësi të ulët, por nuk ngrit ato me dendësi të lartë.
Jotoleranca në laktozë. Si alternativë e qumështit jogurti me kulturat aktive lehtëson jotolerancën në laktozë si te fëmijët edhe tek të rriturit.
Forcon imunitetin. Sipas revistës “International Journal of Immunotherapy”, jogurti me kultura aktive forcon imunitetin ashtu që nxit krijimin e interferon-gamma (IFN-γ) të cilat kanë rol kyç në luftë me alergji të caktuara dhe infeksionet virusale. Po ashtu, jogurti ndalon dhe lehtëson infeksionet gastrointestinale.
Lehtëson diarrenë. Antibiotikët shpesh përveç mikrobeve të këqija vrasin edhe ato të mirat, për ç’arsye jo rrallë vjen deri tek problemet me stomak dhe diarre. Megjithatë, lactobacillus acidophilus në jogurt krijon bakteriocine të cilat ripërtërijnë florën natyrore të zorrëve dhe e kthejnë shëndetin në normalitet. Për të shmangur diarrenë e lidhur me përdorimin e antibiotikëve, më së miri është të konsumohen 125 mililitra jogurt në ditë me kulturën e përmendur (Lactobacillus GG) nga dy herë sa zgjat trajtimi me antibiotikë. Jogurtin merreni dy orë para dhe dy orë pas tabletës.
Infeksioni kërpudhor. Përveç normalizimit të gjendjes në zorrë, jogurti mund të jetë shumë i dobishëm edhe kur është në pyetje shëndeti i vagjinës (dhe penisit). Ai është ideal për shërimin e infeksioneve bakteriale kërpudhore të zonës intime dhe për parandalimin e infeksioneve urinare. Disa femra vagjinën e lyejnë me jogurt kur kanë probleme me kërpudha dhe baktere gjatë shtatzënisë, por edhe konsumimi oral është mjaft efikas. Sipas hulumtimit nga viti 1992 i publikuar në analet e mjekësisë interne, konsumimi ditor i LGG rezulton me frekuencë tri herë më të rrallë të shfaqjes së candide vaginitis (kërpudhave). Doza e rekomanduar ditore është më së paku 150 mililitra jogurt me lactobacillus acidophilus.
Maska për fytyrë. Acidi laktik i përket grupit të acideve alfa-hidroksi. Me fjalë të tjera, kur jogurtin e aplikoni në fytyrë ai ka efekt shumë të dobishëm që edhe lëkura më e ndjeshme mund ta durojë. Kështu jogurti mund ta nivelojë lëkurën, ta ngrejë dhe pastrojë. Lani fytyrën, aplikoni një shtresë të hollë të jogurtit të zakonshëm në faqe, qafë dhe gjoks dhe lëreni 20 minuta. Shpërlajeni me ujë të vakët. Trajtimin mund ta bëni çdo ditë.
Kërpudhat në gojë. Merrni dy porcione jogurt në ditë derisa kërpudhat nuk zhduken, dhe do të duhej të zhduken shpejt.
Lëkura e djegur. Nëse dëshironi ta lehtësoni skuqjen dhe dhimbjen e lëkurës pas diellit dhe rrezitjes, zonën kritike lyeni me jogurt dhe lëreni të veprojë 20 minuta. Pastaj shpërlani me ujë të pastër të vakët.