Published On:24 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki
Njeriu Që Nuk lahet 37 vjet
Kailash Singh ka një pseudonim të spikatur: njeriu që bie më shumë erë në botë. Kjo, sepse ai ka refuzuar të lahet për 37 vjet rresht. 65-vjeçari nuk është larë dhe nuk i ka prerë flokët e tij 183 cm të gjata, që nga viti 1974, pak pasi është martuar. Duke shpjeguar zakonin e tij jo fort të pëlqyeshëm, Singh, nga provinca Varanasi, Indi, tha se një prift i kishte garantuar atij se do të lindte një djalë trashëgimtar, nëse ai do të ndiqte këshillën e tij. Megjithëse e ka ndjekur me përpikëri këshillën e priftit, fermeri ka vetëm shtatë vajza. Por, ai i lejon vetes një lloj tjetër pastrimi: “banjën e zjarrit”, që ka të bëjë me pirjen e marijuanës, lutjen ndaj zotit hindu Shiva dhe kërcimin rreth zjarrit. Familja kishte tentuar ta lante me zor, por ai kishte ikur me vrap. Edhe kërcënimet e gruas së tij, se nuk do të flejë më me të nëse nuk lahet, nuk kanë bërë punë. Me sa duket, ai nuk ka për t’u larë