Published On:28 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki
Lytro, aparati fotografik i se ardhmes
Lytro, kompania që pretendon se do të ketë në treg aparatin fotografik të së ardhmes, thotë se në një kohë të mëvonëshme, kamerat do të fotografojnë të njëjtën skenë me dy fokuse të ndryshme.
Në fakt ky pretendim i Lytro nuk është i pakonceptueshëm, në një kohë kur aparate të tillë aktualisht ekzistojnë, e i mundësojnë fotografëve që të ndryshojnë fokusin e imazhit pasi e ka shkrepur atë. Kjo sipas ekspertëve të Lytro, realizohet falë një sensori të ri që arrin të fotografojë dhe filmojë të gjithë fushën e dritës ose rrezet e dritës në të gjithë skenën. Pra, këta sensorë regjistrojnë të gjithë dritën si një të vetme.
Më pas fokusi i një skene të vetme të fotografuar mund të rregullohet në kompiuter, në të njëjtën mënyrë sikur rregullohen ngjyrat dhe kontrasti me Photoshop. Por ky lloj aparati mund të fotografojë edhe në errësirë apo në teknologjinë 3D, përmes një lenteje të vetme.
Modeli i parë i këtij aparati për përdoruesit e gjerë, do të jetë në madhësinë e një aparati xhepi, ndërsa ai do të dalë në fund të këtij viti. Ende nuk ka asnjë informacion lidhur me koston e këtij modeli.