Published On:21 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki
Kompakti më atraktiv në klasë
Pasi që para disa javësh u treguan skicat e para të automobilit, në “Opel” kanë vendosur që edhe zyrtarisht ta largojnë embargon nga të gjitha informacionet për Astra GTC Coupe para prezantimit zyrtar në Frankfurt këtë vjeshtë.
Dhe sikur Astra e re të mos dukej mjaft e mirë, në “Opel” versionin GTC me tri dyer kanë vendosur ta bëjnë edhe më atraktiv, dhe për këtë nuk kanë kursyer asgjë. Kështu GTC e re, lavdërohen në “Opel”, nga versioni me pesë dyer i mori vetëm bravat e derës dhe antenën e radios, ndërsa të gjitha të tjerat, duke përfshirë edh hapësirën ndërboshtore e cila është më e madhe për 10 mm, është plotësisht e re.
Astra GTC në fillim do të ofrohet me katër motorë, tre me benzinë dhe një me naftë, të pajisur në mënyrë standarde me ndërruesin me gjashtë shpejtësi. Motori bazë me benzinë, ai turbo 1.4 zhvillon 120 KF, ndërsa versioni i tij më i fuqishëm nga vëllimi i njëjtë ofron 140 KF. Modeli më i fuqishëm në ofertë deri te arritja e Astra OPC do të jetë motori 1.6-litra turbo me katër cilindra me 180 KF, ndërsa motori i vetëm me naftë është ai dy litra ‘common-rail’ me 165 KF dhe 320 Nm.
Ky është motori më kursimtar i cili Astra GTC-së i mundëson “sprint-in” deri në 100 km për 8.9 sekonda dhe shpejtësinë maksimale prej 210 km/h, me harxhimin mesatar në ciklin e kombinuar prej 4.9 litra karburant në 100 kilometra. Më shumë për çmimin dhe pakot e pajisjeve do të mësojmë pas prezantimit zyrtar të këtij automobili.