Published On:17 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki
Jehona Sopi drejt Las Vegasit per te kurorezuar martesen
Nuk do të realizojë ceremoni siç e imagjinojnë të gjitha femrat në botë, por dëshiron të kurorëzojë dashurinë e saj diku larg, shumë larg publikut shqiptar. Bëhet fjalë për këngëtaren Jehona Sopi, e cila pas lançimit të klipit “Këtë verë”, së shpejti pritet të udhëtojë drejt Las Vegasit dhe Bora Bora me të dashurin e saj Lavdim Koshutovën, për të kurorëzuar martesën e saj në një mënyrë shumë të veçantë e jo siç praktikohet në zakonet shqiptare. Nuk dihet nëse do të vërë velin e bardhë atje, pasi ishte përfolur se fustani i bardhë do të dizenjohet nga stilisti kosovar Valdrin Sahiti. Meqë Jehona martesën do ta realizojë diku larg, ndoshta kur të kthehet nga pushimet do të realizojë një ceremoni në mesin e familjarëve dhe miqve të ngushtë të saj. Duke folur për klipin e saj, që e ka realizuar në Londër, këngëtarja është shprehur se: “Ka qenë ide imja dhe e ekipit të Entermedia’s për të udhëtuar drejt Londrës si një nga qytetet që të jep më shumë hapësirë pune dhe për gjetjen e lokacioneve siç kërkon kënga e Jehonës, pasi në Kosovë janë harxhuar edhe vendet ku mund të xhirohet. Si pjesë më interesante te klipi është shfaqja ime e veshur me pizhame në rrugët e Londrës, ndërsa ideja për këtë skenë ka qenë e kunatit tim të vogël, i cili ka një shoqe shumë të pasur në Londër, e cila viziton gjithmonë dyqanet e shtrenjta me pizhame, pasi në këtë mënyrë irriton shitëset. Kur klientët janë të veshur shumë elegantë, shërbimi ndaj tyre është shumë i mirë dhe e kundërta ndodh me ata të cilët nuk janë të veshur me klas, pasi dihet që ata nuk blejnë asgjë, por vetëm harxhojnë kohën e tyre”, ka theksuar më tej këngëtarja.
Ish i dashuri im më la mua dhe vajzën time gjashtë javë më parë pasi kam provuar pothuajse gjithçka për të rivendosur marrëdhënien time, u zhgënjeva. Asgjë nuk po funksiononte për mua. Një javë më vonë ndërsa po shfletoja në Instagramin tim pashë disa dëshmi për DR, agimi që i ndihmonte njerëzit të rindiznin marrëdhënien e tyre dhe të rregullonin shtëpitë e prishura, në fillim isha skeptik, por vendosa ta provoja dhe vendosa kontakt me DR, Dawn për ndihmën e saj, disa ditë duke kontaktuar me të gjithçka ndryshoi automatikisht, trishtimi im u bë Gëzim, buzëqeshja ishte në të gjithë fytyrën time, gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe rezultati ishte i përsosur. Unë e përdor këtë medium për të vlerësuar Dr, Dawn, nëse keni ndonjë vështirësi në marrëdhënien tuaj.
*Nëse doni të mbeteni me barrë.
*Nëse doni të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
*Nëse keni nevojë për fuqi shpirtërore.
Dr Dawn Acuna është personi i vetëm që mund t'ju ndihmojë: dawnacuna314@gmail.com
WhatsApp: +2348032246310