Headlines
Published On:18 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki

I kthehet shikimi pas 55 vjetësh

Një burrë në SHBA, që ishte verbuar në një sy 55 vjet më parë, ka rifituar shikimin. Pacienti ishte 8 vjeç kur retina e tij u shqit, pasi ai u godit në syrin e djathtë me një gur.
Kur retina shkëputet për një kohë të gjatë mund të dëmtohet përkohësisht, kështu që ringjitja mund të mos e risjellë shikimin.
Doktorët thanë se kthimi i shikimit pas një kohe kaq të gjatë ka ardhur në radhë të parë falë mjekimit.
Ky 63 vjeçar kur shkoi në një klinikë të New Yorkut, tha se kishte dhembje dhe skuqje në syrin e tij.
Syri ishte i enjtur, i gjakosur dhe kishte rrjedhje lëngjesh. Pasi u la dhe u trajtua me një ilaç që ndaloi rrjedhjen nga enët e gjakut, syri u fashit në mënyrë që të mos ndjente dritën, transmeton TCH.
Mjekët menduan se kjo ishte inkurajuese për të ringjitur retinën dhe pas ndërhyrjes kirurgjike ai ishte në gjendje të shihte sërish.

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 4:05 AM. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 4:05 AM. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "I kthehet shikimi pas 55 vjetësh"

Leave a reply