Headlines

Konfirmohet takimi Thaçi – Daçiç të mërkurën në Bruksel

16 Apr 2013 / 0 Comments

Ambasadorja e SHBA’së në Kosovë, Tracy Ann Jacobson përmes rrjetit të saj social ‘Twitter’ iu ka uruar dy Kryeministrave- Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç guxim dhe mençuri në takimin e nesërm në Bruksel. “Uroj Kryeministrit Thaçi dhe Daçiç guxim dhe mençuri në takimin e nesërm në kuadër të

Më Shumë»

Ekonomi
Kronika E Zezë

Durrës, 25 vjet burg pedofilit amerikan

Gjykata e Durrësit ka dënuar me 25 vjet burg shtetasin amerikan Carl Stephan Kaminski për abuzim seksual ...

Burg pa afat për tre personat që mbajtën peng 22-vjeçarin

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën arrest me burg për 3 personat që akuzohen se kanë mbajtur peng p...

Teknologji

"Titanik 2" po ndërtohet në Kinë

Manjati i minierave australiane, Clive Palmer ka firmosur një marrëveshje me ndërmarrjen finlandeze, "Del...

Facebook do të ndryshojë dizajnin e furnizuesit të lajmeve

Facebook ka menduar ti japë një pamje të re furnizuesit të lajmeve në faqen kryesore. Të gjitha ndryshime...

Sport
Kosovë

Konfirmohet takimi Thaçi – Daçiç të mërkurën në Bruksel

Ambasadorja e SHBA’së në Kosovë, Tracy Ann Jacobson përmes rrjetit të saj social ‘Twitter’ iu ka uruar dy...

Shqipëri

Sali Berisha, takim me akademikët

Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar mëngjesin e së martës një takim me akademikët në Universitetin e ...

Pandeli Majko: “Mos e grah grethin me krande se e ban për të zezën tande”!

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, reagoi përmes rrjetit social Facebook në lidhje dhunën e dj...

Berisha inauguron shërbimin elektronik e-Matura

Kreu i qeverise,Shqiptare Sali Berisha ka inaguruar sot në shkollën “Petro Nini Luarasi” shërbimin elektro...

Rajon

“Republika e Maqedonisë së Epërme” është emri që do ta zëvendësoj parashtesën IRJM

Propozimi i ri i dhënë nga ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimic është Republika e Maqedonisë së Ep...

Shkup:Pesë nga shqiptarët e sulmuar, në spital

Në Spitalin e Qytetit në Shkup janë pranuar pesë qytetarë shqiptar me lëndime të rënda trupore. Dy prej ...

Izet Mexhiti: Shkupi s'ekziston pa shqiptarët

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mbrëmë në Shkup ka mbajtur Konventën promovuese të kandidatit për ...

Showbiz

Shpëtuesja e American Idol?

Nicki Minaj mendon është ajo e cila mund të shpëtoi emisionin American Idol. Reperja beson se ajo do t’j...

Shëndetësi

Si të ndaloni osteoperozën me tre mënyra

Mosha mes 49 dhe 67 vjeç janë më të prekshmet nga osteoperoza. Osteoperoza është një gjëndje ku kockat që...

LifeStyle
Për Femra
Kronika E Zezë
Published On:13 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki

Heroi i Zvicrës, Shaqiri, arsyeton epitetin e yllit

Xherdan Shaqiri ka pasur presionin e të qenit yll i Kampionatit Evropian për grupmoshën U-21 në Danimarkë. Mirëpo, mesfushori 19-vjeçar fare nuk është treguar i ndikuar nga kjo barrë në ndeshjen e parë të tij në Evropian kundër nikoqires, Danimarkës. Ai ka shkëlqyer duke e udhëhequr skuadrën e tij drejt fitores.
Shaqiri, një lojtar me më shumë paraqitje në përfaqësuesen seniore se në atë U-21, ka treguar një performancë fenomenale duke realizuar golin e vetëm në fitoren 1:0 kundër Danimarkës, në Aalborg të shtunën mbrëma.
Shaqiri pranoi një top rreth 30 metra larg portës dhe me një depërtim kaloi gjysmën e skuadrës nikoqire dhe më pas shënoi gol nga brendësia zonës, gjersa luhej minuta e 47-të.
Mesfushori i Zvicrës, shtatë ditë pas barazimit që nxori me përfaqësuesen "A" të Zvicrës kundër Anglisë në "Wembley" (2:2), në eliminatoret për Evropianin 2012, sërish tregoi se është një yll që po vjen.
"Kishte shumë presion, mirëpo mua më pëlqen presioni dhe më pëlqen të luaj në një ngjarje të madhe si kjo. Unë jam i lumtur që kam ndihmuar skuadrën. Mendoj se çdo lojtar ndien presion kur nga Përfaqësuesja 'A' kthehet në atë U-21. Pritjet janë shumë të mëdha. Unë kam dashur të tregoja veten dhe jam i lumtur që kam bërë një gjë të tillë kundër Danimarkës. Jam i lumtur që shënuam fitore", ka thënë mesfushori i Baselit, Shaqiri.
Shaqiri ka luajtur si mesfushor ofensiv, ndërsa ka fituar vazhdimisht duelin me yllin danez të Ajaxit, Christian Eriksen.
"Danimarka ka lojtarë shumë të mirë, si Erikseni që luanë në përfaqësuesen e parë. Ne i kemi parë ata që janë plot kualitet, mirëpo ne ishim pak më të mirë. Edhe rezultati e tregon këtë. Kur fiton kundër nikoqires, atëherë ke shanse të mëdha për të arritur sukses. Ne kemi potencial të madh. Ne kemi pasur një performancë fenomenale dhe nëse vazhdojmë kështu kemi gjasa për të fituar titullin", ka thënë Shaqiri.
Për Zvicrën të shtunën mbrëma startuan tre shqiptarë, Shaqiri, Granit Xhaka e Admir Mehmedi. Po ashtu në pjesën e dytë u inkuadrua edhe Pajtim Kasami, derisa në bankën e rezervistëve ishte Amir Abrashi.
"Ishte një rezultat fenomenal për ne. Jo vetëm që arritëm të marrim tri pikë, por arritëm edhe të mos pranojmë gol. Ne luajtëm shumë mirë, krijuam shumë raste. E merituam fitoren", ka thënë Mehmedi.
Zvicra garon në Grupin A të Evropianit 2011 së bashku me Bjellorusinë, Danimarkën e Islandën. Ndeshjen e radhës do ta luajë të martën (18:00) kundër Islandës. <

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 6:34 AM. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 6:34 AM. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "Heroi i Zvicrës, Shaqiri, arsyeton epitetin e yllit"

Leave a reply