Headlines
Published On:20 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki

Fiat 500c First Look

Edhe pse në disa vende ende ka borë, “Fiat” është duke u përgatitur për verë. Duke paraprirë motin e nxehtë, prodhuesi italian i automobilave ka paraqitur modelin “2012 Fiat 500c”, një version kabriolet të modelit subkompakt.
Dizajni i këndshëm nga modeli paraprak 500 është bartur edhe këtu, me përjashtimin se këtu kemi edhe një kulm, i cili hapet pa problem me anë të një mekanizmi elektrik. Ky kulm nuk është kulm tradicional konvertibil, meqë shtyllat A, B dhe C mbesin të paprekura, bashkë me ‘binarët’ e kulmit.

Kjo dmth se edhe kur të hapet plotësisht kulmi, udhëtarët nuk do të kenë një përvojë të plotë të vozitjes në ambient të hapur; gjë që mund të jetë mirë, apo keq, varësisht se sa keni paguar për rregullimin e flokëve tuaja.

Kulmi
Kulmi është frymëzuar nga kulmi i bërë nga stofi ‘canvas’, i cili gjendej te modeli i parë origjinal “Fiat Cinquecento”, që ishte paraqitur për herë të parë në vitin 1957. Derisa kulmi i modelit të fundit hapej vetëm deri në pjesën horizontale të kulmit, te modeli aktual kulmi vazhdon të hapet deri në fund të pjesës vertikale.

Pamja e automobilit të ri “Fiat 500c” është gati identike me atë të modelit klasik; por, “Fiat” ka zgjeruar xhamin e përparmë me qëllim të zvogëlimit të goditjes së ajrit, si dhe për t’u ofruar udhëtarëve të pasmë një pamje më të mirë.

Ngjyrat
Lista e ngjyrave të modelit të ri të automobilit “Fiat 500c” është e gjatë, duke ofruar 14 ngjyra të ndryshme të eksterierit, si dhe mundësinë e zgjedhjes së enterierit ngjyrë të fildishtë, të hirtë, apo të zezë. Ulëset vijnë në 12 kombinime të mundshme, ku ato, varësisht nga dëshira juaj, mund të jenë të veshura me stof, apo lëkurë. Sa i përket pjesës së butë të kulmit (që hapet dhe mbyllet), do të mund të zgjidhni midis tri ngjyrave: ‘nero’ (të zezë), bezhë dhe ‘bordeaux’ (të kuqe).

Motori
Motori i njëjtë 1.4-litra me katër cilindra nga modeli klasik 500, do të jetë i pranishëm edhe te modeli ‘500c’. Modeli i ri përdor teknologjinë e ‘Fiat’-it që quhet ‘MultiAir’, e cila rregullon harxhimin adekuat të karburanteve në motor. E, sa i përket vet motorit, ai zhvillon 101 kuaj-fuqi.

Agjencia për mbrojtjen e ambientit (The Environmental Protection Agency) ka vlerësuar se harxhimet mesatare të këtij automobili janë 12.75/16.15 km/l (qytet/autostradë) me ndërruesin me pesë shpejtësi, ku me këto vlera është pajtuar edhe vetë prodhuesi.

Pakot e pajisjeve
“Fiat” ka pajisur tërë linjën ‘500c’ me sistemin e tij ‘telematik’ (telekomunikim dhe informatikë) “Blue & Me”. “Blue & Me” integron ‘Bluetooth handsfree’, kyçjen ‘USB’ dhe sistemin e navigimit ‘TomTom’, bashkë me kompjuterin e automobilit. “Blue & Me” po ashtu regjistron shprehitë tuaja vozitëse dhe mund të transferojë të dhënat në USB për t’ua bërë me dije se sa ekologjike janë shprehitë tuaja të vozitjes.

Pajisjet standarde të variantit ‘500c Pop’ janë: rrotat 38 cm me kapakë të kromit, radioja AM/FM/CD/MP3, sistemi ‘Blue & Me’ dhe timoni i mbështjellë me lëkurë, me audio kontrolle. Opsional është edhe takëmi për duhanxhinj, me shpuzore dhe me ndezës, si dhe pakoja audio “Bose”, me sistemin e zërimit “Bose”, radion satelitore dhe sistemin e sigurisë.

Duke përmendur edhe karakteristikat e eksterierit (dhe enterierit), duhet të flasim për dritat e mjegullës, transmisionin automatik, kontrollin automatik të klimës, etj. Opsionet tjera ofrojnë ulëset e përparme që nxehen, si dhe një lëkurë më kualitative për ulëset.

Çmimi dhe shitja
Çmimi ende nuk është bërë i ditur, por ai do të merret vesh shumë shpejt, pasi ky automobil të nxirret në treg.





About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 2:17 AM. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 2:17 AM. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "Fiat 500c First Look"

Leave a reply