Headlines
Published On:10 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki

E ardhmja e Agueros do të dihet pas Copa America

Sulmuesi i Atletico Madridit, Sergio Aguero, e ka bërë të qartë se asnjë vendim për të ardhmen e tij nuk do të merret deri pas përfundimit të Kupës së Amerikës, e cila do të zhvillohet nga 1 deri më 24 korrik në Argjentinë.
23-vjeçari muajin e kaluar zbuloi dëshirën e tij për t’u larguar nga Vicente Calderon dhe që atëherë është lidhur me një varg klubesh si Bayern Munich, Juventus e Real Madrid, por asnjë zhvillim i ri nuk pritet të ndodhë deri pas përfundimit të garës në fjalë.
“Një vendim për një transferim të mundshëm diku tjetër do të merret kur të përfundojë Copa Amerika. Për momentin, nuk di asgjë se çfarë do të ndodhë”, citohet të ketë thënë Aguero për Canal 7.

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 6:16 AM. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 6:16 AM. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "E ardhmja e Agueros do të dihet pas Copa America"

Leave a reply