Headlines
Published On:28 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki

CyberLink me PhotoDirector 2011 për përpunim të fotografive

CyberLink ka plasuar veglën gjysmëprofesionale për përpunim të fotografive, PhotoDirector 2011, me të cilën kjo kompani e fokusuar deri tani vetëm në video softuer, për herë të parë futet në tregun për përpunimin e fotografive.
PhotoDirector 2011 ka përkrahje native për formatin RAW nga fotoaparatet Canon dhe Nikon dhe, përveç opsioneve themelore si përmirësimi i ngjyrave dhe qartësimi, përmban edhe veglën për përpunim të objekteve individuale në fotografi, ashtu që automatikisht detekton skajet e tyre.
Ky program ka edhe mundësinë e editimit më të lehtë, jodestruktiv i cili ju mundëson që të eksperimentoni me filterë, efekte dhe aksione të tjera të ndryshme pa bërë ndryshime në fotografinë burimore.
Versioni testues mund të merret nga sajti i CyberLink, kurse versioni i plotë kushton 99,95 dollarë.

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 3:31 AM. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 3:31 AM. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "CyberLink me PhotoDirector 2011 për përpunim të fotografive"

Leave a reply