Published On:24 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki
Bigica: Behrami nuk duhet të emërohet kapiten
Ish-qendërmbrojtësi i Fiorentinës, Emiliano Bigica, nuk pajtohet me idenë që kosovari Valon Behrami të zgjidhet kapiten i skuadrës nga Firence. Bigica thotë se ka lojtarë të tjerë që e meritojnë këtë para Behramit. "Behrami është një lojtar i rëndësishëm dhe këtë e ka treguar me ardhjen e tij. Ai është lojtar i madh, por të zgjidhet kapiten është e ekzagjeruar. Ka lojtarë të tjerë që e meritojnë këtë si Alessandro Gamberini, Sebastian Frey e Alberto Gilardino", ka thënë Bigica, shkruan "Fiorentinanews.it" të enjten. Behrami po vlerësohet si kandidat për të marrë shiritin e kapitenit te Fiorentina. Bigica te Fiorentina ka luajtur nga viti 1995 deri në vitin 1999.

