Published On:20 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki
Avancimet kërkuese të Google
Google ka paralajmëruar një varg avancimesh dhe përmirësimesh të shërbimit të vet për kërkim për pajisje mobile dhe kompjuterë klasikë.
Në tubimin e quajtur Inside Search theks i veçantë u vendos në kërkimin mobil. Google ka bërë të ditur që kërkimi përmes kompjuterëve klasikë bie gjatë vikendit, ndërsa njëkohësisht rritet numri i kërkimeve përmes pajisjeve mobile. Po ashtu u theksua që tek kërkimet mobile nuk ka rënie gjatë verës apo festave, siç ndodh tek kërkimet përmes kompjuterëve klasikë.
Në Googel theksojnë që në disa vitet e fundit është shënuar rritje konstante e numrit të kërkimeve përmes pajisjeve mobile. Për të mbajtur këtë rritje u paralajmëruan disa avancime dhe përmirësime lidhur me kërkimin mobil, përfshirë edhe përmbledhjen e re të ikonave në faqet mobile për kërkim të cilat u mundësojnë shfrytëzuesve kërkim më të shpejtë të përmbajtjeve lokale, përfshirë restorantet, monumentet, dhe pompat e benzinës. Google po ashtu ka shtuar ikonën “plus” pranë sugjerimeve të cilat paraqiten posa të shkruhet termi që kërkojmë. Kjo ikonë mundëson paraqitjen e sugjerimeve shtesë bashkë me termin e propozuar.
Përveç përmirësimeve të dedikuara në radhë të parë për shfrytëzuesit e telefonave mobilë, Google ka prezantuar edhe interfejsin e ri kërkues për tabletë që siguron shfrytëzim më të mirë të ekraneve më të mëdha të këtyre pajisjeve.
U paralajmëruan edhe përmirësime lidhur me kërkimin në kompjuterë klasikë. Kështu Google paralajmëroi që disa prej funksioneve të disponueshme në kërkuesin mobil dëshiron t’i bëjë të qasshme edhe në versionin desktop. Si të parin përmirësim të tillë Google e ka paralajmëruar që shfrytëzuesit e browserit Chrome së shpejti do të shohin ikonën e mikrofonit në faqen për kërkim e cila do t’u mundësojë kërkimin përmes zërit.
Google ka paralajmëruar edhe funksionin e ri Search By Image, që mundëson kërkim të rezultateve bazuar në fotografi. Shfrytëzuesi vetëm duhet ta “tërheqë dhe lëshojë” (dra gand drop) fotografinë në fushën për kërkim, ose ta kopjojë dhe vendosë ose lexojë, për të marrë rezultatet e kërkimit lidhur me atë fotografi.
Për fund, Google paralajmëroi edhe përmirësimin e ri në shpejtësinë e paraqitjes së rezultateve të kërkimit të quajtur Instant Pages, që mundëson paraqitjen “momentale” të faqes së caktuar. Sipas Google, shfrytëzuesit tani duhet të presin mesatarisht 5 sekonda derisa t’u hapet faqja e dëshiruar nga shërbimi për kërkim. Me ndihmën e Instant Pages shfrytëzuesit nuk do të duhej të presin fare për hapjen e faqes. Si shembull Google thekson që pa ndihmën e Instant Pages për hapjen e faqes së parë të The Washington Post nevojiten rreth 3,2 sekonda, ndërsa duke shfrytëzuar këtë mundësi kjo faqe praktikisht hapet menjëherë.
Më shumë informata për këto dhe risitë tjera mund të gjeni në faqen zyrtare në adresën http://www.google.com/insidesearch/.