Headlines

Konfirmohet takimi Thaçi – Daçiç të mërkurën në Bruksel

16 Apr 2013 / 0 Comments

Ambasadorja e SHBA’së në Kosovë, Tracy Ann Jacobson përmes rrjetit të saj social ‘Twitter’ iu ka uruar dy Kryeministrave- Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç guxim dhe mençuri në takimin e nesërm në Bruksel. “Uroj Kryeministrit Thaçi dhe Daçiç guxim dhe mençuri në takimin e nesërm në kuadër të

Më Shumë»

Ekonomi
Kronika E Zezë

Durrës, 25 vjet burg pedofilit amerikan

Gjykata e Durrësit ka dënuar me 25 vjet burg shtetasin amerikan Carl Stephan Kaminski për abuzim seksual ...

Burg pa afat për tre personat që mbajtën peng 22-vjeçarin

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën arrest me burg për 3 personat që akuzohen se kanë mbajtur peng p...

Teknologji

"Titanik 2" po ndërtohet në Kinë

Manjati i minierave australiane, Clive Palmer ka firmosur një marrëveshje me ndërmarrjen finlandeze, "Del...

Facebook do të ndryshojë dizajnin e furnizuesit të lajmeve

Facebook ka menduar ti japë një pamje të re furnizuesit të lajmeve në faqen kryesore. Të gjitha ndryshime...

Sport
Kosovë

Konfirmohet takimi Thaçi – Daçiç të mërkurën në Bruksel

Ambasadorja e SHBA’së në Kosovë, Tracy Ann Jacobson përmes rrjetit të saj social ‘Twitter’ iu ka uruar dy...

Shqipëri

Sali Berisha, takim me akademikët

Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar mëngjesin e së martës një takim me akademikët në Universitetin e ...

Pandeli Majko: “Mos e grah grethin me krande se e ban për të zezën tande”!

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, reagoi përmes rrjetit social Facebook në lidhje dhunën e dj...

Berisha inauguron shërbimin elektronik e-Matura

Kreu i qeverise,Shqiptare Sali Berisha ka inaguruar sot në shkollën “Petro Nini Luarasi” shërbimin elektro...

Rajon

“Republika e Maqedonisë së Epërme” është emri që do ta zëvendësoj parashtesën IRJM

Propozimi i ri i dhënë nga ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimic është Republika e Maqedonisë së Ep...

Shkup:Pesë nga shqiptarët e sulmuar, në spital

Në Spitalin e Qytetit në Shkup janë pranuar pesë qytetarë shqiptar me lëndime të rënda trupore. Dy prej ...

Izet Mexhiti: Shkupi s'ekziston pa shqiptarët

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mbrëmë në Shkup ka mbajtur Konventën promovuese të kandidatit për ...

Showbiz

Shpëtuesja e American Idol?

Nicki Minaj mendon është ajo e cila mund të shpëtoi emisionin American Idol. Reperja beson se ajo do t’j...

Shëndetësi

Si të ndaloni osteoperozën me tre mënyra

Mosha mes 49 dhe 67 vjeç janë më të prekshmet nga osteoperoza. Osteoperoza është një gjëndje ku kockat që...

LifeStyle
Për Femra
Kronika E Zezë
Published On:03 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki

Ashensoret, sekretet e te ardhmes se ndritur

Ashensorët kanë një rol prej protagonisti në ndërtimin e botës ku jetojmë, sepse pa ta nuk do të ekzistonin as grataçelat dhe as pallatet e larta, ku është e pamundur të ngjitesh me këmbë. Ja sekretet e mjeteve të transportit modern që përdorim më shumë.
Edhe ata që nuk janë frikacakë dhe klaustrofobikë, të paktën një herë të vetme në jetën e tyre kur kanë hipur në ashensor, e kanë ndjerë frikën për mundësinë e ndalimit të tij mes dy kateve për shkak të arsyeve të ndryshme, si ndërprerja e energjisë apo ndonjë problem teknik. Ashensorët kanë një rol prej protagonisti në ndërtimin e botës ku jetojmë, sepse pa ta nuk do të ekzistonin as grataçelat dhe as pallatet e larta, ku është e pamundur të ngjitesh me këmbë. Ashensori mbetet një nga mjetet më të sigurta, pavarësisht problemeve që mund të hasen.
Problemet në ashensor
Ka dy mënyra kryesore për ta bërë një ashensor të funksionojë. Por që zakonisht, nga mënyra se si funksionojnë, mbështeten nga 6 ose 8 kavo në gjendje të mbajnë gjithë kabinën dhe një peshë shtesë mbi 25 për qind. Mundësia e aksidenteve të rënda është shumë-shumë e ulët. Sipas një studimi, në SHBA humbin jetën mesatarisht 26 persona në vit në rreth 600 mijë impiante dhe pjesa më e madhe e tyre janë teknikë që merren me mirëmbajtjen. Vetëm në qytetin e Nju Jorkut janë rreth 58 mijë ashensorë, që bëjnë rreth 30 milionë “udhëtime” në ditë. Gjithsesi, mundësitë më të shumta janë që ashensori të ndalë mes dy kateve, për shkak të ndonjë problemi të sistemit elektrik apo keqfunksionimit të ndonjërit prej sistemeve të sigurisë. Sipas një reviste të specializuar të zjarrfikësve amerikanë, të paktën një herë njërit prej nesh do na ndodhë që gjatë jetës të mbetemi të bllokuar në ashensor. Në pjesën më të madhe të rasteve nuk duhet të bësh asgjë përveç shtypjes së alarmit. Pjesa më e madhe e aksidenteve, sipas industrive prodhuese, shkaktohen nga gabimet njerëzore. Nuk duhet përpjekur kurrë me forcë të hapësh dyert e mbyllura apo të ngjitesh poshtë e lart kabinës.
Krijimi ashensorëve
Italia është vendi me numrin më të madh të ashensorëve në botë. Në vitin 2008 ishin 850 mijë, sipas një studimi specifik. Në vend të dytë renditet SHBA-ja me plot 600 mijë impiante. Gjithsesi, pavarësisht se rekordin e mbajnë italianët, historia e ashensorëve modernë është thuajse e gjitha amerikane. Rreth vitit 1850 ekzistonin motorët që mund të lëviznin kabinat, por zhvillimi i impianteve që mund të përdoreshin në ndërtesa për të transportuar persona bllokohej nga mungesa e sigurisë. Mungonte shpikja që pengonte rënien vertikale të kabinës në rast të prishjes së kabllit. Ideja erdhi nga një mekanik dhe shpikës i ‘Halifax’, në Vermont, me emrin Elisha Graves Otis, që e provoi në fabrikën e prodhimit të krevateve “Maize & Burns”, ku punonte në shtetin e New York-ut. Iu bë publicitet i madh kur bëri një demonstrim praktik për efikasitetin e sistemit të tij përpara një turme njerëzish: në vitin 1854, në ‘Crystal Palace’, në New York, Otis hipi në një platformë që mbahej vetëm nga një kavo dhe u ngrit disa metra larg tokës. Shpikja e tij do ta fuste në histori si “njeriu që krijoi ashensorin”. Otis instaloi impiantin e parë për pasagjerë në një magazinë të madhe në Nju Jork, në vitin 1957. Vetëm pak vite më vonë, në vitin 1961, vdiq para se të mbushte 50 vjeç. Sot “Otis” është një nga kompanitë prodhuese dhe instaluese të ashensorëve, ndër më të mëdhatë në botë bashkë me zviceranen ‘Schindler’, gjermanen ‘ThyssenKrupp’, finlandezen ‘Kone’ dhe japonezen ‘Mitsubishi’. Pjesa më e madhe e tregut sot është përqendruar në qytetet e reja të Gjirit Persik dhe Kinës.
Psikologjia në ashensor
Frika nga ashensorët është një lloj klaustrofobie. Nga pikëpamja psikologjike, mosbesimi apo frika për ashensorët lind nga fakti se në një hapësirë kaq të vogël nuk mund të zbatojnë asnjë nga sjelljet mbrojtëse të njeriut, atë të ikjes apo luftimit. Të qëndrosh për shumë kohë i bllokuar në ashensor mund të jetë një eksperiencë traumatike. Në një reportazh të gjatë, ”New Yorker” ka treguar historinë e Nicholas White, një drejtues 34-vjeçar i revistës “Business Week”, që një darkë që kishte qëndruar të punonte deri vonë, vendosi të zbresë nga zyra për të pirë një cigare. Mbeti i bllokuar për 41 orë në ashensorin numër 30 të zyrës ku punonte. Qëndrimi i tij i detyruar në kabinë u filmua tërësisht nga një telekamerë sigurie: aty shihej White që provonte të hapte derën apo të flinte i shtrirë në dysheme. Pasi kishte rreth 19 orë aty brenda, u vunë re punëtorët që kontrollonin ashensorët në krah të tij. Kur u kthye në zyrë pasi e nxorën, gjeti mbi tavolinën e punës një mesazh të koleges së zemëruar që e akuzonte se ishte larguar nga puna para se të mbyllej një mbledhje e rëndësishme. Pas aksidentit, White nuk u kthye më të punonte për “Business Week”, por vazhdon akoma të marrë ashensorët. Përtej episodeve ekstreme, ka edhe shumë sjellje të tjera të veçanta të lidhura me ashensorët, ku më e spikatura është ajo kur gjendesh me një të panjohur në një hapësirë aq të ngushtë. Në të ardhmen, kompanitë e prodhimit besojnë se do të ndërtojnë ashensorët inteligjentë, që nuk kanë nevojë për shtypjen e butonave dhe se mund t’ju çojnë pa u thënë në vendin e kërkuar. 60 km në orë është shpejtësia me të cilën lëviz ashensori më i shpejtë në botë, ai i ‘Kullës 101’ në Taipei të Tajvanit. Ashensorët (2) janë super modernë, 24 vendesh, me presionin e ajrit të kontrolluar nga kompjuterë dhe duan pothuajse 39 sekonda që të ngjiten në majë të kullës 560 metra të lartë.<

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 6:14 PM. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 6:14 PM. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "Ashensoret, sekretet e te ardhmes se ndritur"

Leave a reply