Headlines
Published On:25 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki

Apple ka para për të blerë Nokia, RIM, HTC, Motorola dhe Sony Ericsson

Kjo thjesht është e pabesueshme. Analisti i kompanisë Asymcoa ka bërë një vëzhgim të të dhënave në tregun e vlerës së prodhuesve më të mëdhenj të pajisjeve mobile në botë dhe ka ardhur deri te përfundimi se Apple ka para të mjaftueshme që përnjëherë t’i blejë të gjitha këto kompani dhe ta betonojë dominimin e biznesit të saj me iPhone.
Natyrisht, rregullatorët e tregut këtë nuk do ta lejonin, por duhet pranuar se është një ide interesante.
Analisti i Asymcoa-s, Horace Dediu parashikon se Apple në fund të tremujorit të këtij viti, mund të ketë 70 miliardë dollarë para të gatshme në xhirollogaritë e saj bankare.
Në teori, këto do të ishin të mjaftueshme që Apple të marrë përsipër të gjithë prodhuesit e mëdhenj të pajisjeve mobile, përveç Samsun-ut, pasi vlera e tij sillet në 53 miliardë dollarë. Sa je çfarë Apple mund të blejë me një hap: HTC (25.4 miliardë$), Nokia (22.6 miliardë$), Motorola (4.2 miliardë$), Sony Ericsson, (3 miliardë$) dhe RIM (13.8 miliardë$).

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 2:16 AM. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 2:16 AM. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "Apple ka para për të blerë Nokia, RIM, HTC, Motorola dhe Sony Ericsson"

Leave a reply