Headlines
Published On:05 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki

3D syze më të lira nga nVidia

Për t’u kënaqur me begatitë e teknologjisë 3D të nVidias – 3D Vision, është e domosdoshme të keni kartelën GeForce, monitor kompatibil ose projektor me frekuenca të freskimit të fotografisë prej 120 Hz dhe 3D syze stereoskopike të nVidias. Versionet e deritashme të këtyre syzeve kishin në vetë baterinë dhe me kompjuterin komunikonin përmes rrezeve infra të kuqe. Pasi që tërë ky sistem ishte i shtrenjtë, nVidia vendosi që të ulë çmimin furnizues të njërës prej komponentëve në mënyrë që teknologjia 3D të jetë në disponim të një rrethi më të gjerë të lojtarëve.
Kursimi është bërë duke prezantuar versionin me tela të syzeve 3D. Këto syze kanë dizajn shumë të ngjashëm me ato pa tela, por janë më të lehta pasi që nuk kanë në vetë pranuesin IR dhe baterinë akumuluese. Në anën tjetër, në kompjuter duhet të lidhen përmes kabllos USB të gjatë 3 metra që deri diku kufizon dhe komplikon përdorimin e tyre. Në anën tjetër për dallim prej syzeve pa tela të cilat kushtojnë 150 dollarë në SHBA, më të lirat tani kushtojnë 99 dollarë.
3D syzet me tela do të duhej të gjenden në shitje kah fundi i këtij muaji.

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 6:07 AM. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 6:07 AM. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "3D syze më të lira nga nVidia"

Leave a reply