Headlines
Published On:15 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki

3-vjeçari që nuk ndjen dhembje

Prindërit mësohen shpejt me gërvishtjet dhe lëndimet e fëmijëve të tyre, por kur këto aksidente të vogla nuk shoqërohen me të qara atëherë kjo gjë bëhet shqetësuese.
Ky është rasti i Josh Hodgkiss, 3-vjeçari i cili lëndon veten më shumë seç
duhet sepse ai thjesht nuk ndjen dhembje. Josh ka kafshuar në gjysmë gjuhën e tij, ka nxirë njërin sy dhe ka shkulur thoin e këmbës pa ndjerë kurrfarë shqetësimi.
Djali ka lindur me një çrregullim gjenetik shumë të rrallë që quhet sindroma Smith-Magenis. Përveç mungesës së dhembjes, Josh ka edhe një mungesë totale të konceptit të frikës e rrezikut dhe shpeshherë bëhet shumë agresiv me anëtarët e familjes.
Nëna e tij, 25-vjeçarja Stephanie, tregon: “Njëherë kur po e mbaja në prehër më theu hundën duke më goditur me kokë. Motrës së tij i shkul flokët dhe e godet me grushta. Nuk besoj se njerëzit e kuptojnë gjendjen e tij.”
Sindroma Smith-Magenis prek 1 në 25 mijë fëmijë.

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 4:07 AM. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 4:07 AM. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "3-vjeçari që nuk ndjen dhembje"

Leave a reply