Headlines
Published On:29 May, 2011
Posted by Vnb-Snorki

Windows 7 shumëfish më i sigurt se XP

Studimi i Microsoft-it tregon se versionet 64-bit të sistemeve operuese, janë më pak të ekspozuara ndaj infeksioneve sesa ato 32-bit. Sipas raportit më të ri të Microsoft-it, ‘Security Intelligence Report’, Windows 7 është katër herë më pak i cenueshëm ndaj infeksioneve nga softuerët e rrezikshëm, në krahasim me Windows XP.
Studimi gjithëpërfshirës i Microsoft-it tregon se sistemi operues i ri i tyre, përkrah pakove të përshtatshme të servisimit, kanë ndjeshëm nivel më të ulët të infeksioneve, në krahasim me versionet e vjetra të sistemeve operuese, ndërsa Windows 7 dhe Windows Server 2008 R2, kanë rezultatet më të mira.
Në 1000 kompjuterë në të cilët ishin të instaluar sistemi operues 64-bit Windows 7, Microsoft ka gjetur mesatarisht 2.5 infeksione, derisa në versionin 32-bit, numri i infeksioneve ishte 3.8. Nga ana tjetër, Windows XP SP3 ka mesatarisht 15.9 infeksione në 1000 kompjuterë, derisa tek XP SP2 kjo shifër është 19.3.
Nga këto shifra, shihet se Windows XP, është për 4-5 herë më i dobët për nga numri i infeksioneve.

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 7:09 PM. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 7:09 PM. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "Windows 7 shumëfish më i sigurt se XP"

Leave a reply