Published On:27 May, 2011
Posted by Vnb-Snorki
Storm, femija “pa gjini”
Storm është katër muajsh, por askush nuk e di nëse është djalë apo vajzë. Dhe kjo jo për shkak të ndonjë deformimi apo të ndonjë sëmundjeje, por thjesht për shkak se prindërit e tij duan që të jetë kështu. Prindërit e Storm kanë menda që ta rrisin pa bërë dallime seksuale në mënyrë që fëmija të jetë i lirë të formojë dhe zgjedhë vetë identitetin e tij gjinor. Sigurisht që seksin real se cilit i përket fëmija e dinë vetëm prindërit e tij, kujdestaret si dhe dy vëllezrit e tij më të mëdhenj. “Kemi vendosur që të mos e bëjmë të ditur gjininë e fëmijës sonë për momentin, kjo në emër të iris për të zgjedhur pa qenë i kufizuar” – janë shprehur prindërit e Storm kur ai ka ardhur në jetë.