Shqiponja e bregut te detit
- U rrite mes halleve
- që filizë e njomë
- nënë Milla për ju
- nënë, edukatore.
- Në shkollën e fshatit
- pranë shkëmbit të kuq
- jehona e luftrave
- në detin pa fund.
- Aty ku flitej shqip
- për Damian e Gjergj
- aty ku fustanella
- jetonte e qetë.
- Shkolla tregtare
- ishte pika e dytë
- aty ku ju hodhët
- rrënjët e poezisë.
- Tirana mbetet
- Shtat i poezisë
- Aty ku jeta
- Ecte me mundim.
- Shqetësimi yt
- Vështrim shqiponje
- Në Spanjën e largët
- Gjëmonin avionët.
- Kuçedra fashiste
- Kasaphanë kudo
- Petro luftëtari
- Në Ebro lufton.
- Nga lufta në luftë
- Tërë jetën e shkove
- Çizmja e kuqe
- Lindja verbonte.
- Çfarë nuk u tha
- Për malin e Çikës
- Qepallat e saj
- Prisnin stuhitë.
- Malit kërkonin
- Ti hiqnin fuqinë
- Shqiponjës sytë
- Detit puhinë.
- Stuhi mbi stuhi
- Zgalemi i Jonit
- Qerpiku s’ju drodh
- Petro Himarjotit!
- Shikimin tret larg
- Cigarja si shok
- Nikotina e thithur
- Roman i fortë.
- Moshura i kuq
- Çdo gjë e ndalon
- Po sytë e Petros
- Diçka kërkojnë…
- Kërkojnë lirinë
- Jo në kafaz
- Liri shqiponje
- Në breg me valë.
- Sa ndalet lumi
- Kur Çikës zbret
- Aq ndalet Petrua
- Vigan idesh.
- Në Dhërmi e Vlorë
- Ku ëndrrat nisën
- Pranë detit e ullinjëve
- Kurrë nuk u fikën…
- Në Akrokeraun e Vlorë
- Si ylli Polar qëndron
- Natë e ditë mediton
- Mos harroni, gjakun tonë.
- Jemi shqiptarë,o zot!