Headlines
Published On:31 May, 2011
Posted by Vnb-Snorki

Maserati GranCabrio

Maserati GranCabrio, një veturë sportive me katër ulëse, është ajo që kërkohet nga një veturë e fuqishme. Me një dizajn mahnitës, tejet sportiv dhe dinamik, ky model vërtetë ofron një kënaqësi duke e shikuar, por edhe duke e vozitur.
Dinamizmi, sensualiteti dhe pasioni, kanë qenë gjithmonë tiparet që e kanë pasqyruar Maseratin, ndërsa edhe në modelin në fjalë, kjo nuk mungon. Motori i tij 4.7 litërsh V8, e ofron atë zhurmën drithëruese e cila vërtetë bën që të gjithë ta kthejnë shikimin drejt tij.
Kur flasim për këtë motor, atëherë duhet thënë se ai zhvillon hiq më pak se 440 kuaj fuqi, ndërsa motori vjen në kombinim me transmisionin automatik me 6 nivele. Shpejtësinë nga 0 në 100 km/h e arrin për vetëm 4,4 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 319 km/h.
Duhet përmendur edhe sistemin e mrekullueshëm audio, atë AudioPilot®, i cili edhe më shumë e rritë adrenalinën në kombinim me zhurmën e motorit.

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 6:27 AM. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 6:27 AM. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "Maserati GranCabrio"

Leave a reply