Headlines
Published On:30 May, 2011
Posted by Vnb-Snorki

Google e shndërron telefonin në kuletë

Kompania Google të shtunën ka prezantuar aplikacionin e ri të bazuar në teknologjinë  NFC, e cila mundëson që me telefon të paguanio produkte dhe shërbime të caktuara.
Google Wallet punon sipas parimit Near field communication (NFC), teknologjisë pa tela për bartjen e të dhënave nga pajisja në afërsi, rreth dhjetë centimetra. Me anë të këtij aplikacioni, mjafton që celularin t’ia afroni lexuesit, pa kontakt dhe pa kalim të kartelës nëpër lexues, dhe fatura do të paguhet. 
Tash për tash shfrytëzimi i këtij shërbimi është i mundshëm vetëm në Amerikë. Mirpo, Google është duke punuar që një mënyrë e tillë e pagesës t’iu mundësohet edhe shfrytëzuesve të pajisjeve tjera, kurse portali TechCrunch shkruan se Google po punon në etiketa speciale, që do të mundësojnë pagesën edhe me telefonë që nuk janë kompatibilë me teknologjinë NFC.

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 6:09 AM. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 6:09 AM. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "Google e shndërron telefonin në kuletë"

Leave a reply