Published On:11 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki
Shnajder nuk e ka ndërmend ta braktisë Interin
Futbollisti i Interit, Uesli Shnajder, ka hedhur poshtë spekulimet për largimin nga klubi zikaltër gjatë afatit të verës, duke thënë se nuk ka arsye për të ndërmarrë një veprim të tillë.
Në Inter ekziston një atmosferë familjare dhe të gjitha kushtet për rezultate të mira”, ka theksuar Shnajder për “Corriere dello Sport”, duke qartësuar më tej se nuk ka arsye për t’u larguar. “Milano është një qytet i shkëlqyer, me plot elegancë. Aktualisht jam shumë i lumtur këtu dhe nuk shoh arsye për të cilat do të duhej të largohesha”, ka shtuar holandezi 27-vjeçar. Shnajder karrierën e filloi në skuadrën e Ajaksit, kurse në radhët e Interit erdhi nga Reali i Madridit, në vitin 2009. Në edicionin e tij të parë në klubin zikaltër ai fitoi titullin e kampionit në Serie A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve.